LETRA NGA LIMBO
KOHA DITORE, 27 PRILL 2012
Nëse
asgjë tjetër, guximi gazetaresk në Kosovë ka qenë shembull i
patriotizmit më tipik shtetndërtues. Mbytja e lirisë së tyre është
mbytje e demokracisë ashtu-kështu të brishtë dhe lindje e një sistemi
dhe e një politike të rrezikshme minidiktatoriale
“Natyrisht
se ka të tillë që nuk duan që ne të flasim. Pse? Sepse derisa shkopi
mund të përdoret në vend të bisedës, fjalët do të marrin gjithmonë
forcën nga ta. Fjalët ofrojnë mjete për kuptimin, e për ata që dëgjojnë,
shpalljen e së vërtetës; dhe e vërteta është se ka diçka tmerrësisht të
gabuar me këtë vend! Kur ju njëherë kishit fuqinë për të kundërshtuar,
për të menduar dhe për të folur siç e patë ju të drejtë, tani keni
censurën e sistemet e mbikëqyrjes që shtrëngojnë komfortin tuaj dhe
joshin aprovimin nga ju”. Është ky një paragraf i marrë nga një ndër
filmat më të preferuar të mi: “V for Vendetta”, shkruar nga gjeniu
britanik Alan Moore. Sa herë e lexoj e shoh fjalimin në fjalë më bëhet
të kuptoj peshën e lirisë së mendimit, fuqinë e fjalës dhe tmerrin që e
vërteta mund të rëndojë mbi supet e tmerruesve. Këtë javë vendosa të
shkruaj për ata që shkruajnë për ne; vendosa të shkruaj për gazetarët.
Jo për ata që ndajnë shtratin me fuqinë e shtetit, jo me ata që sillen e
pështillen nëpër kafe e llafe sa për t’u bërë nesër një me tmerruesit,
por për guximtarët e vetëm antidiktatorial, idealistë të paparë, djem e
vajza që bëjnë pengesën e fundit të një regjimi mbytës të demokracisë.
Ata të cilët i lexojmë, shohim e dëgjojmë kur e vërteta flet. Pa ta
Kosova do të ishte një vend që noton në zi, ku matrapazllëqet,
dallaveret e vjedhjet do të kalonin pa kuptuar ju e unë as fijen më të
vogël.
Nëse asgjë tjetër, guximi gazetaresk në Kosovë ka qenë shembull i patriotizmit më tipik shtetndërtues. Të pambrojtur, të sharë e të fyer nga çdokush rahatia e të cilit është ngatërruar, gazetarët kosovarë kanë shtyrë çdo kufi të imagjinatës në kërkim të së vërtetës. Nuk është lehtë në një Kosovë krimi e shantazhi të shkruash e të flasësh për milionat e vjedhura, as për nepotizëm as për krim ordiner e as për anomali korruptuese publike. Lehtë është të bëhesh pjesë e anomalive, e ledhatimit e rrahjeshpindjes. Për fatin tonë të zi, institucionet tona “shtetndërtuese” të paafta për t’i bërë ballë bumerangut informativ që zbardhte çdo paaftësi, mjerim e çmenduri politike, kanë zgjedhur mbylljen e gojës së gazetarëve. Për miratimin e Kodit të ri Penal u tha mjaft. Komentuesit, juristët e njohësit e tjerë vënë një sërë argumentesh logjike që bënë miratimin tonë një rast të rrallë për një vend demokratik. Në esencë të gjitha mendimet logjike kishin emërues të përbashkët frikën shumë legjitime se obligimi për të zbuluar burimin do të thotë dhe fund i informacionit dhe të vërtetës. Nën perspektivën e të zbuluarit, informatorët e guximshëm nuk do të japin as edhe një gram lajmi; ata do të struken dhe më shumë. Kodi mund të ketë lënë të lirë gazetarët të thirren si të tillë, por i njëjti u ndal atyre burimin e punës së tyre. Është njëjtë si t’u thuash futbollistëve të luajnë e shënojnë pa top. Në fund të fundit një gazetar pa burim është thjesht një spekulator. Thënë shkurt, kodi në fjalë mbyt çdo gazetari hulumtuese në vend, dhe mbytja e hulumtimit gazetaresk në esencë është mbytje e së vërtetës. Po kush ka frikë nga e vërteta?
Marrë fotografinë ku vendi ndodhet sot, frikacakët e së vërtetës janë në krye të vendit. Mbyllja e gojës së gazetarëve, për mendimin tim, është hapi i fundit i vendosjes së një mikroregjimi diktatorial, i cili shfrytëzon çdo pikë fuqie që ka për të shtyrë filozofinë provinciale të politikëbërjes ku dominimi i shkopit merr formë e ku liria e të menduarit shkrihet. Them hapi i fundit meqë sistemi i sotëm antidemokratik kosovar çalon nga mungesa e çdo mekanizmi mbikëqyrës në vend, madje mbikëqyrësit e vetëm në Kosovë kanë mbetur grupet kriminale informative në shërbime partiake. Janë po të njëjtët mbikëqyrës që bëjnë kontrollin e çdo kanali të parasë në vend, kontrollin e çdo institucioni publik filluar nga edukimi, shëndetësia, policia e administrata publike, bëjnë kontrollin e votës, zgjedhjes e zgjidhjes. Janë këta spiunë e militantë partiakë që dinë saktë e mirë sasinë tënde “të suxhukut e havjarit”, “dinë” dhe për politikë, filozofi, diplomaci e demokraci, “dinë” dhe për shtetndërtim; ata “dinë” në vend tëndin. Janë ushtarët e parë të një sistemi censurial dhe të mbikëqyrjes që hapin frikë e tmerr nga vetë prezenca e tyre. Hapi i dytë i miniregjimit diktatorial është formësuar me zhbërjen totale të rolit të Parlamentit, institucionit të vetëm mbikëqyrës dhe kontrollues të Qeverisë. Pa Parlament dhe pa autonomi vendimmarrëse në Parlament duart e Qeverisë dhe të provincialistëve në mendje janë tërësisht të lira. Sot arena e fjalës së popullit është një teatër i lodhtë. Kështu ndodh kur Qeveria zgjedh njerëzit që duhet qenë në Parlament kështu ndodh kur vendimet e Parlamentit i merr si rekomandime kur nuk i duhen e obligative kur ka nevojë, kështu ndodh kur marrësit e vendimit e shohin veten si mbret.
Me mbytjen e lirisë gazetareske fillon dhe hapi i fundit, ai i verbërimit të qytetarëve nga anomalitë. Në vend të ofrimit të mbrojtjes e partneritetit për zbardhësit e së vërtetës, institucionet tona si për inat kërkojnë mbylljen e tyre. Kjo tregon se sa shumë të njëjtët mërziten për shtetndërtim. Ata mërziten vetëm që egot e tyre korruptuese e anomalitë politike të mos dalin në shesh. E në mungesë të shprehjes së lirë, politika e miniregjimit diktatorial do të mundohet të shfrytëzojë ato pak medie nën grushtin e vet. Nëpërmjet tyre ju e unë do të dëgjojmë hiperheroizma, punë epike e suksese të pareshtura të sistemit. Me kontroll të tillë, kur gjenet e mendjes kontrolluese dalin në pah herët a vonë ne do të fillojmë të besojmë se e kemi gabim.
Relacioni që institucionet tona kanë krijuar me mediet është një vazhdimësi e prishjesh së marrëdhënieve dhe konsensusit të brendshëm në çdo temë të mundshme me çdo palë të mundshme. Jo vetëm se i tradhtuan gazetarët me miratim pavarësisht memorandumeve e marrëveshjeve paraprake, por një sjellje e tillë tregon se sa pak mërziten vendimmarrësit tanë për marrjen e mendimeve të tjera. E për “filozofët” institucionalë, mërzitja për marrje të mendimeve të tjera është mu thelbi i demokracisë që ata e mbajnë në gojë ditë e natë. Nuk arrij dot të kujtoj një fushë të vetme ku vendimmarrësit, opozita, shoqëria civile e kushdo tjetër ishin një; as edhe një fushë të vetme. Aq keq e rëndë i kanë katandisur relacionet sa që kam përshtypjen se kushdo që nesër merr timonin e vendit do ta ketë fare të lehtë të fitojë simpati e mbështetje; krejt çfarë duhet të bëjë është të zhbëjë bërjen e tyre.
E për gazetarët e pavarur, një gjë është e sigurt. Çmenduritë kontrolluese e tendencat minidiktatoriale nuk kanë as gjasën më të vogël përballë idealizmit e fuqisë së të vërtetës. Për kosovarët e tjerë ecje të tilla janë produkt i qetësisë sonë dhe i durimit të padurueshëm. Për t’u kthyer edhe një herë te rreshtat e Alan Moore, paragrafi i Vendettës përfundon me fjalë që thonë shumë: “Si ndodhi kjo? Kë duhet fajësuar? Sigurisht ka nga ata që janë më përgjegjës se të tjerët, dhe ata do të japin llogari një ditë për këtë, por thënë të drejtën, nëse jeni duke kërkuar fajtorin e vërtetë, atëherë ju vetëm duhet të shiheni në pasqyrë.”