Letra nga limbo
KOHA DITORE, 3 MARS 2017
Albanofobia e shpërfaqur në nivelet më të larta politike atje, duhet të shërbejë
në radhë të parë si këndellje e përhershme për partitë politike shqiptare që
ushtrojnë veprim në Maqedoni. Bërja bashkë e tyre ka qenë arritja më e madhe e
shqiptarëve në një vend që tregon dhe haptas se nuk i do. Qëndrimi bashkë,
rrjedhimisht, është domosdoshmëri. Veç kështu, assesi ndryshe, një aparat
racist mund të bjerë.
-1-
Për shumë anë, rasti i kapjes së pushtetit në Maqedoni
replikon kapjen e 2014-ës që ndodhi në Kosovë. Njëjtë, sikurse këndej, numrat e
shumicës s’bëjnë shumicën. Njëjtë, sikurse këndej, i gjithë aparati institucional
– i kapur natyrisht – duhet të prodhojë ndalje të ndërrimit të pushtetit. Tek
ne nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, tek ata nëpërmjet Presidentit.
Për dallim nga Kosova, në Maqedoni, kapja e ndalja kanë për
barrë shqiptarët etnik. Arsyetimi i kapjes e ndaljes ushqen gjuhën raciste e të
urrejtjes ndaj një të tretës së popullsisë atje. Fillimisht nëpëmrjet
protestave raciste e ultranacionaliste të organizauara nga – deri dje –
partneri i shqiptarëve në qeverisje; e më pas nëpërmjet një Presidenti që, në
secilin interpretim kushtetues të atjeshëm, do të duhej të ishte i gjithë
qytetarëve pa dallim etnik. Por s’është.
Në të vërtetë, vet arsyetimi i tij është monoetnik; kundër
shqiptar. Ndalesa bëhet, në shprehjen më të thjeshtë të tij, për shkak të
avancimit të çështjes shqiptare në Maqedoni. Thuajse shqiptarët janë alien e
imigrant në Maqedoni. Thuajse shqiptarët, shqipja, të drejtat e tyre bazike, s’janë
pjesë përbërëse e Maqedonisë.
-2-
Ç’është e vërteta, shteti i Maqedonisë është po aq i
maqedonëve sa edhe i shqiptarëve. Dhe këtë konstalacion duhet ta ketë kuptuar
lideri social-demokrat Zaev, i cili, me gjithë defektet eventuale, kishte
pranuar platformën shqiptare atje. Një pranim i tillë megjithatë jepte shpresë
për bashkëjetesë në mes të shqiptarëve etnik dhe shtresave liberale e demokrate
nga rradhët e maqedonasve.
Por këto shtresa s’janë shumicë. Dhe sado që premtuese
mund të duket një ide e tillë, ajo vazhdon të jetë me gjasa pak. Me gjasa shumë
duket të jetë rritja e nacionalizmit në një shtet që për vite të tëra ka ndërprerë
në plotni rrugën e integrimit në BE dhe NATO. Në një shtet ku kontrolli i mediave,
mendimit të lirë e shprehjes së lirë janë bërë krejtësisht të zakonshme.
Një diktaturë e tillë, në bërje apo e bërë, do të duhej të
mjaftonte për shqiptarët të shprehnin pakënaqësi e refuzim ndaj shtetit. Shtimi
i racizmit dhe albanofobisë, jep rrugëdalje pak ose hiç. Dhe nuk bëhet fjalë këtu
për albanofobi të rëndomtë, të huliganëve e grupeve kriminale që kanë malltretuar
shqiptarët etnik nëpër vite; në rrugë, në shkolla, në punë. Bëhet fjalë për
institucionalizimin e racizmit në nivelin më të lartë të saj. Tek Presidenca
dhe interpretimi kushtetues i të drejtave të shqiptarëve. Sot, me këtë interpretim,
të jesh pro shqiptar do të thotë të jesh kundër Maqedonisë. Dhe ky konstatim s’mund
e s’bën të qëndrojë.
-3-
Koha kur shqiptarët presin qejfet e kombësive të tjera për
të drejtat e tyre është e vdekur. E vdekur do të jetë gjithçka që provon
institucionalizimin e racizimit ndaj shqiptarëve në Maqedoni; qoftë shtet apo
pushtet ai.
Albanofobia e shpërfaqur në nivelet më të larta politike
atje, duhet të shërbejë në radhë të parë si këndellje e përhershme për partitë politike
shqiptare që ushtrojnë veprim në Maqedoni. Bërja bashkë e tyre ka qenë arritja
më e madhe e shqiptarëve në një vend që tregon dhe haptas se nuk i do. Qëndrimi
bashkë, rrjedhimisht, është domosdoshmëri. Veç kështu, assesi ndryshe, një
aparat racist mund të bjerë.
Bashkimi rreth shqiptarëve në Maqedoni duhet të ndodhë
edhe këndej tek ne. Për këtë pat dy reagime të dy shteteve shqiptare në regjion.
I pari, nga një vend i NATO-s, nëpërmjet kryeministrit të Shqipërisë; i dyti
nga Kosova, një vend që ndanë e ka ndarë histori shumë me shqiptarët etnik në
Maqedoni. Qëndrimet e dy vendeve kishin një ton; s’ka asgjë të keqe në
mbrojtjen e shqipes e të drejtave shqiptare në Maqedoni. Secili refuzues i saj është
dhe kërkues i destabilitetitit.
Bashkësia ndërkombëtare, çfarëdo që ka mbetur nga ajo,
duhet të marrë me shqetësim serioz veprimet populliste e nacionaliste në
Maqedoni; por mbi të gjitha reagimin eventual që mund të pasojë. Si një vend
fragjil, me influencë ruse për destabilizim e me tendencë atraktive për të
sulmuar shqiptarët etnik, pushteti i atjeshëm do të provojë gjithçka. Ky provim
i tyre do t’i ndalojë nga të drejtat bazike të zgjedhjes dhe një pjesë të madhe
të maqedonasve etnik që megjithatë pranojnë bashkëjetesën si normale. Në frymë
të bashkëjetesës e normalizimit të Maqedonisë e gjithë rajonit, presioni ndërkombëtar
duhet të jetë i menjëhershëm.
Heshtja eventuale do të thotë tolerancë për destabilizim,
futje në qorrsokak. Jo pak herë, jo rrallë herë, Maqedonia është parë si përplasje
eventuale e Perëndimit me Rusinë. Një akt si ky, veçse është nisje e përplasjes
së tillë. Nisja mund të kalon në përshkallëzim po s’pati ndërhyrje e kërcënim politik
për racistët në Maqedoni.
1 comment:
Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund të shërojnë. Unë kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
Whatsapp:+2349046229159/
+3550685677099
Post a Comment