Letra nga limbo
KOHA DITORE 22 KORRIK 2016
Në të vërtetë Kosova e ka
për obligim moral e patriotik ta zhbëjë sa më shumë influencën antishekullare
në vend. Ta zhbëjë gjithë atë dëm që nëpërmjet korrupsionit të klasës politike
këndej është futur në secilën pjesë ekonomike, kulturore e edukative tonën; në
sistem bankar, në sistem energjetik, në shkolla, në investime kapitale,
aviacion e industri ushqimi. Varësia jonë me një qeveri që ka agjendë
antishekullare është domosdoshmëri
-1-
Në më pak se një javë, dy
ngjarje, të ndara tërësisht, formuan, për mua, një bindje që – për shumë kohë –
kisha menduar se nuk qe më. Bindjen se kjo shoqëri e jona, në shumë pjesë të
saj, është e prapambetur dhe e tillë do të jetë për shumë kohë. Një shkrim
thirrës për debat nga Mehmet Kraja dhe një tentim puç ushtarak i dështuar në
Turqi treguan për hiç më shumë se një javë se sa jodemokratike, sa
konservatore, sa të paditura dhe sa të manipuluara janë pjesë të tëra të
shoqërisë sonë.
Ky tregim ishte shpërfaqur me një
mani të pashpjegueshme për një tiran, dhe me një kërcënim të gërditshëm për një
shkrues – përcjellë dhe me një dozë të bollshme paditurie e injorance të
intelektualëve që s’marrin erë fare prej demokracie. Lëmsh në të gjitha
anët.
-2-
Ngjarja e parë ishte kthim prapambetjeje në trajtimin e gjërave prej perspektivës së blasfemisë; e zakonshme në shoqëri primitive. Shkrimi i Krajës, pavarësisht pajtimit ose jo me përmbajtje – duhej të shihej si shkrim. Si ftesë e qytetëruar e demokratike për debat e diskutim. Sulmet pasuese, ofendimet e orkestruara e kërcënimet me jetë e pushkatim si zgjidhje e përballjes, treguan anën tjetër të Kosovës. Atë që kemi frikë ta shohim. Anën e mbylljes, të fyerjes e kërcënimit si mjet për të mbytur mendimin e lirë. Anën e rrezikut nga ekstremizmi. Treguan se Kraja kishte të drejtë.

Shihni. Puna është se kur sot
kërcënon dikë me pushkatim për – hiç tjetër veçse një shkrim e mendim, nesër
dhe vendos të shtypësh fëmijë me kamion sikurse një i çmendur në Nicë. Pra, trushpëlarja
është graduale. Nuk bëhet brenda natës. Kërcënimi për shkrim është hapi i parë
në bindjen trushpëlarëse; karakteristikë e kësaj prapambetjeje.
Dhe Kosova, e këtë duhet thënë
shpesh e me zë, ka elemente trushpëlarëse gjithandej. Këto elemente kanë zënë
vend me vite; do të duhen vite për t’u zhbërë pas. Për këtë na duhet një reagim
gjithëqytetar e shoqëror. Që, kur dikush kërcënohet me jetë nga grupe të
rrezikshme e të prapambetura, të ngrihemi të gjithë bashkë e të bëhemi një. Sot
nuk e kemi luksin që luftuesit e vetëm e të pakët të degradimit tonë kulturor e
identitar t’i lëmë vetë.
Beteja kundër trushpëlarjes
natyrisht se s’bën të bëhet – siç po ndodh rëndom këndej – nga grupe që
s’marrin vesh për mendimin e lirë e demokracinë; të bollshëm dhe në taborin
tjetër pra. Të njëjtit, me përgjithësime e trajtime fashiste të lirisë së
besimit veçse nxisin më shumë rekrutim në palën tjetër. Zaten, varfëria
intelektuale këtë ka. Kjo betejë natyrisht se duhet të bëhet me njerëz që për
bindje të njëmendë kanë lirinë e mendimit e besimit, të tjetrit dhe të vetes, e
që janë shumicë në këtë vend.
-3-
Puçi e dështimi i tij në Turqi ndërsa shpërfaqën dy fenomene ndaras. Në të parën, sërish quasi-intelektualë që arsyetojnë puçe si formë e marrjes së pushtetit në një vend anëtar NATO-je; e në të dytën, maninë e trishtueshme që një pjesë jo e vogël e shqiptarëve kanë për konceptin Erdogan në politikë dhe islamizmin si formë e rregullimit shtetëror; si alternativë ndaj shekullarizmit. Të parët shkojnë, natyrshëm, me nivelin intelektual këndej – të varfër në bindje, të palexueshëm sa s’bëhet më, populist, pa ide.

Të dytët, ndërsa, janë pjesë e
trushpëlarjes religjioze që ka ndodhur në vend. Për këta, afërsia me një vend
që në secilin standard është larg për të qenë mik e mbështetës njëmend, është
në baza tërësisht religjioze. Pra, në përballjen e islamit politik me
shekullarizmin, shqiptarët në masë jo të vogël kanë zgjedhur të parën.
Rrjedhimisht dhe mbështetja për një lider që në secilin standard demokratik e
modern është tiran në bërje apo i bërë.
Për këtë natyrisht kanë pasur
model dhe liderët shqiptarë që për motive tërësisht korruptuese kishin zgjedhur
afërsi me një lider shtypës – e kishin quajtur dhe vëlla.
Shqiptarët nuk kanë pse të
zgjedhin anë në përballjen turke. Të dyja anët qenë të shëmtuara. Politika e
qeverisë së tanishme për shkak të politikave represive ndaj opozitës, medias së
lirë e mendimit të lirë; politika alternative për shkak të përzgjedhjes së
dominimit ushtarak për vënie të një tiranie të re. Pra, në këtë përballje ne
s’kemi pse të bëjmë tifo e të nxjerrim model.
Model për model ne duhet të
shohim nga vendet demokratike që, edhe po patën gjasën e dhënies së kërcënimeve
të frikshme – Boris Johnson në Britani, Trump në Amerikë, Le Pen në Francë apo
Norbert Hofer në Austri – megjithatë respektojnë parimet e mendimit të lirë e
shprehjes së lirë. Dhe, nëse asgjë tjetër, kanë gjasë më të madhe për
parandalim nga theqafja nga “trumpizmi” e “lapenizmi” sesa nga secili vend
autoritar e diktatorial.
-4-
Turqia nuk është model i Kosovës, s’bën të jetë. E blasfemia nuk është pjesë e normës sonë shoqërore – s’duhet të jetë.
Në të vërtetë, Kosova e ka për
obligim moral e patriotik të zhbëjë sa më shumë influencën antishekullare në
vend. Ta zhbëjë gjithë atë dëm që nëpërmjet korrupsionit të klasës politike
këndej është futur në secilën pjesë ekonomike, kulturore e edukative tonën; në
sistem bankar, në sistem energjetik, në shkolla, në investime kapitale,
aviacion e industri ushqimi. Varësia jonë me një qeveri që ka agjendë
antishekullare është domosdoshmëri.
Mbi të gjitha, neve na duhet sa
më parë që të edukojmë e formësojmë kosovarin modern; atë që sheh Republikën si
shekullare, që beson në lirinë e besimit të tjetrit, e që respekton parimet demokratike
të vendimmarrjes. Demokratike jo në konceptin që shumica bën çfarë të dojë –
siç besojnë përcjellësit e Erdoganit në Kosovë kur thonë se ka fituar zgjedhjet
– por në parime që mbrojnë dhe të drejtat e pakicës nga shumica; kur vota s’jep
të drejtën e bërjes gjithçka.
Në thelb pra, ne duhet mundur
prapambetjen që sot përcakton mënyrën si mendojmë, sjelljen tonë, normat tona e
modelet që i marrim si shembull. Dhe ka veçse një formë që prapambetja të
mundet mirë; ajo mundet nëpërmjet arsimit. Arsimi sot është fabrikë e prodhimit
të kësaj prapambetjeje.
No comments:
Post a Comment