Letra nga limbo
KOHA DITORE, 29 PRILL 2016
Pra ne kemi problem me
pranimin e problemit të korrupsionit. Në këtë fazë pra, këta e mohojnë
ekzistencën e problemit. Trajtimi i tij, që ta kemi të qartë ne pritësit e përjetshëm,
as që është në rend. Fillimisht këta duhet bindur (jo që nuk e dinë) se ka
korrupsion, e tek më pas se duhet luftuar atë.
-1-
“Percepsioni për korrupsion dhe realiteti për korrupsion në Kosovë janë
dy bota të ndryshme”; kishte thënë Presidenti i Kosovës një ditë para se forcat
policore të Kosovës në bashkëpunim me prokurorët e EULEX-it kishin nisur një
fushatë përndjekjeje ndaj bashkëpunëtorit më të afërt të tij, “Dajës”, Azem Sylës
pra, me plot 51 bashkëpunëtorë të tjerë. Akuza e ngritur parashkruante procesin
e tjetërsimit të paligjshëm të pronave – të tokës – në bashkëpunim me ish
oficerë të MUP-it serb, ish-gjykatës e zyrtarë komunal në Kosovë. Dëmi ekonomik
në këtë proces të vetëm kalonte mbi 30 milionë euro.
Natyrisht se percepsioni dhe realiteti nuk ishin dy bota të ndryshme –
siç pretendonte miku i ngushtë i të përndjekurve, Presidenti i vendit më të
korruptuar në Evropë. Ishin një botë e vetme. Të dyja, percepsioni pra i ndërtuar
mbi një realitet që tash e shtatëmbëdhjetë vjet kishte pasuruar këtë mik e miq
të tjerë të Presidentit të vendit më të korruptuar në Evropë, ishte reflektim
real i një gjendje të mjerueshme.
Siç dhe e kishte shpjeguar Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) dy javë
më parë këtë problem në raportin e tyre vjetor, “korrupsioni endemik në qeveri”
si dhe “mungesa e ndëshkimit për vepra korruptive” përbëjnë shkeljen më të
madhe të te drejtave të njeriut. Korrupsioni pra, përbënte shkeljen më të rëndë
të ardhmërisë së kosovarëve.
-2-
Natyrisht se Presidenti i vendit më të korruptuar në Evropë, mik i të përndjekurit
për 30 milionë dëm ekonomik, nuk e sheh problemin e korrupsionit dhe krimit të
organizuar në dioptrinë e syzeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. S’ka se
si ta sheh ashtu. Sepse për ta parë me dioptri të tillë, duhet parë nga vetja,
nga familja e rrethi i pasuruar në po të njëjtën mënyrë. Duhet parë nga gjithë
ata deputetë të afërt që sot i akuzohen për pasurim të paligjshëm; nga gjithë
ata kryetarë komunash – të vendosur nga vet ai – që sot akuzohen për krime
ekonomike; nga gjithë ata ministra që tenderët e parasë publike i trajtonin si
menu mëngjesi. Duhet parë pra nga i gjithë sistemi korruptiv, “endemik” pra, i
mbajtur e mirëmbajtur nga një strukturë paraqeveritare që kontrollon secilën
euro publike në vend.
Një President i mirë i një vendi të korruptuar do ta shihte problemin siç
është. Fatkeqësisht për ne të tjerët, ky i yni e mohon atë. E trajton si percepsion
– si diçka iluzive, të pavërtetë. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë çmendur e
halucinativ që mendojnë se politikanët kosovarë, miqtë e tyre milionerë të natës
e familjarët me vetura, shtëpi, vila e tokë gjithandej të jenë pasuruar kaq
lehtë në këto shtatëmbëdhjetë vjet.
Për Presidentin e vendit më të korruptuar në Evropë, për mikun e të përndjekurit
për 30 milionë euro dëm, i marrë duhet të jetë edhe i gjithë Departamenti
Amerikan i Shtetit që e quan një percepsion iluziv si endemik. I marrë, ç’është
e vërteta, për këtë President, duhet të jetë edhe raporti i “Transparancy
International”, organizatës më kredibile në botë, që Kosovën e rangon në vendin
e 103 nga 167 vende më korruptive në botë. Kosova është në rang me Etiopinë dhe
Bjellorusinë. Dhe tragjedia më e madhe është se nga viti 2007 jemi ende në këtë
grup shtetesh. Pra gati dhjetë vjet të humbura e në stad të njëjtë.
Pra ne kemi problem me pranimin e problemit. Në këtë fazë pra, këta e
mohojnë ekzistencën e problemit. Trajtimi i tij, që ta kemi të qartë ne pritësit
e përjetshëm, as që është në rend. Fillimisht këta duhet bindur (jo që nuk e
dinë) se ka korrupsion, e tek më pas se duhet luftuar atë. Dhe tragjedia më e
madhe e trajtimit të tillë të korrupsionit nuk buron vetëm nga Presidenca. Të
njëjtat fjalë ishin thënë pak më parë edhe nga Kryeministri i vendit. Si
ekonomist që është, do të duhej të dinte më mirë se kaq. Duhej të dinte se si
matet shkenctarisht korrupsioni – mu me percepsion.
-3-
Skandalet si ky i “Dajës” me 51 hajdutë do të duhej të ishin të
përditshme në një Kosovë që synon përfundim evropian. Kosova është një liqe i
vogël përplot me peshq të mëdhenj; vlon e përvëlon nga të tillët. Mos kapja e
përditshme e tyre është për rekordet e librit të mbrapshtësisë.
Kosova, fatkeqësisht nuk ka për t’i kapur këta individë e këto grupe
kriminale vetë asnjëherë. Është e papritshme se shkaktarët e korrupsionit e
krimit të jenë dhe zgjidhësit e tij. Nuk rezonon në asnjë rrethanë. Kapja e
tyre pra, dhe ndërtimi i sistemit të drejtësisë do të jetë vetëvrasje për ta.
Ka dy alternativa në këtë drejtim. E para, që klasa politike në Kosovë të
ndërroj. Një ndryshim i tillë sa është utopik është aq edhe i largët. E dyta,
më realja ndërsa, që presioni ndërkombëtar, i rrugëtimit tonë Evropian e
investimit Amerikan, të fillojë të prodhojë rezultate më të mëdha. Të dilet me
lista emrash nga organizata e institucione partnere si këto; me emra të
individëve të akuzuar për korrupsion e hajni, shërbyes publik – emra që do të
refuzohen për bashkëpunim. E kam thënë dhe më parë, një praktikë e tillë ka
ngjarë në Shqipëri; duhet të ndodhë dhe këndej.
Deklarimi publik dhe distancimi me njerëz që në çdo rrethanë normale do
të duhej të distancoheshin nga vet elita, në i thoshin ashtu, politike në vend,
do të rriste edhe presionin publik por edhe përgjegjësinë politike të liderëve
të tyre.
No comments:
Post a Comment