Letra nga limbo
KOHA DITORE, 4 SHTATOR 2015
Dikur
isha edhe unë refugjat. Për dallim nga ta, fati im ishte më i mirë. Në të vërtetë
jashtëzkonisht më i mirë. Tregimi im, për dallim nga ta pra, përfshinte një
ndërhyrje ushtarake të të gjithë botës, hapje të dyerve për refugjatë nga e
gjithë bota, dhe përfundim i strehimit si refugjat për diçka më pak se tre
muaj.
-1-
Është e pamundur të përmbash veten përballë
fotografisë së fëmijët sirian që shpëlahet për vdekje nëpër brigjet e Turqisë.
Me rroba të lagura që nuk i mbulonin dot as ato pjesë të vogla të trupit të tij,
vogëlushi ishte i shtrirë si për në gjumë, këtë herë për një gjumë nga ku nuk
do të zgjohej më kurrë. Fotografia e Aylanit, 3 vjeçar, i mbytur nga përmbysja
në det derisa po provonte ikjen me familje për një jetë më të mirë, ishte bërë
simbol i ri i krizës së vjetër siriane. Kriza e refugjatëve sirian ka kohë që nuk
ishte më krizë rajonale, as evropiane, ishte krizë njerëzore; por fotografia e
dhimbshme e tij, ri-nxirrte megjithatë në pah më të keqen tonë – indiferencën.
Trupi i vogëlushit të pajetë përmblidhte triumfin e të ligës ndaj gjithçkaje që
njerëzit kishin mësuar të jetë e mbarë. Me të kishte vdekur edhe një pjesë e
madhe e njerëzores sonë.
Këtë vit, në dy raste, kisha pasur rastin të bashkëpunoja
me Forumin Ekonomik Sirian – një organizatë opozitare që kishte grumbulluar
rreth vete intelektualë, biznesmenë e të përndjekur të tjerë politik nga
regjimi – të gjithë në egzil; të dënuar natyrisht me vdekje nga qeveria e
Bashar Al-Assad; kundërshtarë sa s’bëhet më të ISIS. Në një angazhim amerikan të
projektuar nga “Qendra për Ndërmarrje Ndërkombëtare Private” nga Ëashingtoni, kisha vizituar dy herë kufirin me Siri, në
Turqi pra. Atje, si në rikujtim, pashë përpjekjet e një populli të tërë për
jetë e mbijetesë – kërkonin hiç më shumë se kaq. Takova e punova me shumë
sirianë. Intelektualë e aktivistë refugjatë që dëshpërimisht kërkonin
mbështetje nga jashtë. Mbështetja megjithatë ishte larg, për të mos thënë në
mosardhje. Me vete, gjithsesi, mora dhe një ndjenjë të lidhjes e keqardhjes për
fatin e një populli të tërë, të cilët, në momente të rënda historike, kishin
mbetur të vetëm.
Dikur isha edhe unë refugjat. Për dallim nga ta,
fati im ishte më i mirë. Në të vërtetë jashtëzakonisht më i mirë. Tregimi im, për
dallim nga ta pra, përfshinte një ndërhyrje ushtarake të të gjithë botës, hapje
të dyerve për refugjatë nga e gjithë bota, dhe përfundim i strehimit si
refugjat për diçka më pak se tre muaj. Sirianët, në anën tjetër, intervenimin
ushtarak nga jashtë as që e kishin më të pritur, dyert për ikje ishin të
mbyllura gjithandej, e tre muajt e parë kishin ikur kaherë – ishin bërë tre
vjet.
Kosova natyrisht se kishte një fat tjetër; fat të
cilin, fatkeqësisht kemi filluar ta trajtojmë me plot indiferencë së fundmi. Thuajse
se liria, e drejta për të qenë i lirë – apo veç për të qenë – është e mirëqenë.
Kosova, për miqtë sirian, shihej një model ëndërr i përfundimit të vendit të
tyre. Madje, paralajmërimet e diskutimeve për një të ardhme ku rindërtimi do të
ketë plot korrupsion, hajni, padrejtësi e pabarazi dukeshin aq të parëndësishme,
përderisa, siç më thonin, të ktheheshin sërish të lirë në vendin e tyre. Sa
shumë ngjasonte me bindjet tona dy e më shumë dekada më parë.
-2-
Kompleksiteti i konfliktit sirian, i ndërlidhur me
grupacione etnike, religjioze e së fundmi me fryma lunatike ekstremiste që
tërheqin psikopatët nga e gjithë bota, kishte bërë Sirinë një vend të pashpresë
tash e sa vjet. Dhe sado që konflikti ngrihej ditë e më shumë, fundi i tij bëhej
më i paqartë. Edhe më e paqartë bëhej dita e parë pas përfundimit kur miliona fëmijë
do të ishin pa shumë vite shkollë, miliona të rritur pa punë – një vend i tërë
pa gjë.
Përballë një paqartësie të tillë për të ardhmen gjendej
edhe një paqartësi tjetër ndërkombëtare për të tashmen. Ndërhyrja ushtarake
perëndimore mund të kishte qenë afër shumë vite më parë; sot ajo duket e pa
gjasë. Luftimet përbënin një lëmsh të vërtetë.
Qeveria e Assadit që ndihmohej herë fshehtë e herë
publikisht nga Rusia e Irani, e së fundmi dhe me forca paramilitare nga
Hezbollahu, sado që ishte ngushtuar në ndikim, ushtronte ende forcë të
mjaftueshme ushtarake nëpër Siri. Mbi të gjitha, ekzistenca e regjimit dhe
kontrollit të tij mbi ushtri, parandalonte ndërtimin e një uniteti të ri sirian
(të të gjitha etnive e grupacioneve religjioze) që do ti bënte ballë nesër ISIS-it.
Në arenën perëndimore, Assad i kishte shpëtuar mjeshtërisht intervenimit
ushtarak falë Rusisë. Së fundmi madje, ai kishte filluar të portretizonte veten
si hero i kundërterrorizmit të ISIS. Ç’është e vërteta, veprat e tij dhe të
ISIS ishin jashtëzakonisht të ngjashme. Qindra mijëra viktima të shkaktuara nga
të dyja anët mizorisht.
Përballë Assad – dhe gjithkujt tjetër – ishte Shteti
Islamik në Irak e Siri. I përbërë nga luftëtarë lokalë e nga e të çmendur nga e
gjithë bota, ISIS përbënte forcën më të madhe ushtarake në Siri. Përgjatë disa
viteve veprimi të lirë, ata veçse kishin ndërtuar mekanizmat e vetëqëndrushmërisë
ekonomike e financiare, të cilat i siguronin më shumë qetësi. Sipas
llogaritjeve të kolegëve nga Forumi Ekonomik Sirian, ISIS gjeneron edhe sot e
kësaj dite mbi 3 milionë euro nga rafineritë individuale të naftës në Siri. Veprimet
e tyre, ndër të tjerash, mbështeteshin edhe nga individë e bzinesmenë të pasur
nga Arabia Saudite.
Kundrejt regjimit dhe ISIS-it njëtrajtësisht, ishte
shpërfaqur Al-Nusra. Ajo përbëhej kryesisht nga luftëtarë sirianë; të cilët megjithatë
kishin shprehur aleancë me Al-Qaedan. Ishte pikërisht kjo aleancë që nuk e bënte
dot këtë forcë aleate serioze e kredibile të Perëndimit.
Kurdët, si forcë e katër në rajon, ishin në luftë të
drejtpërdrejtë me ISIS-in. Përgjatë një kohe të gjatë, ata kishin një pakt të
heshtur me rejgimin e Assadit për të mos ushtruar luftë ndaj njëri tjetrit.
Kurdët mund të ishin një forcë kredibile për luftën kundër ISIS, por ata, për të
gjitha qëllimet nacionale që bartnin në Siri, Irak e Turqi, përbënin një
zgjidhje jo të mjaftueshme për të ardhmen e përbashkët siriane.
Dhe krejt në fund, ishin forcat e Ushtrisë së Lirë
Siriane; një grupacion i dërmuar, por me mbështetje nga perëndimi. Ushtria e
Lirë Siriane merrte mbështetje të konsiderueshme edhe nga shtetet e rajonit; të
dalluara ishin Turqia dhe Kuvajti.
Kjo përbërje e forcave vendore, e ndërlidhur me një përballje
tjetër të forcave rajonale – të Turqisë, Kuvajtit, Arabisë Saudite e Iranit;
dhe përfundimisht në një diskrepancë qëndrimesh në mes të Perëndimit e Rusisë,
kishin bërë pikërisht Sirinë vend të pashpresë; ku gjithkush luftonte ndaj gjithkujt.
Natyrisht, një relacion i tillë, kishte prodhuar mbi 9 milionë refugjatë sirianë
për këto vjet.
-3-
Përtej kompleksitetit të luftës, kriza siriane ka
nisur një kompleksitet të ri refugjatësh. Numri më i madh i tyre, nga 9 milionët,
janë shpërndarë nëpër vendet rajonale, në Turqi, Lebanon, Egjipt, Jordan e në Irak.
Disa nga ta kishin marrë Mesdhenë, për të përfunduar në Evropë. Jo të gjithë gjithsesi
– mijëra të vdekur në det – gra, fëmijë, pleq, të rinj e të reja, të gjithë. I
fundit ishte dhe Aylani 3 vjeç.
Dhe në gjithë këtë kaos të trajtimit e mostrajtimit të
njerëzve në hall, gjinden dhe vendet arabe të Gjirit, të cilat, ndonëse me mundësi
e kapacitete të bollshme ekonomike e financiare, vazhdojnë të refuzojnë pranimin
e refugjatëve sirinianë. Shtetet si Kuvajti, Arabia Saudite, Katari, Bahrain e
Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë të ardhura për kokë banori dyfish më të lartë
se sa të secilit vend evropian; përfshirë dhe Gjermaninë, Francën, Anglinë e
Italinë. Dyfish pra. E secili nga këto shtete arabe ka refuzuar të pranojë
refugjatë nga Siria. U kërkojnë viza. Trajtimi johuman i tyre gjithsesi nuk më
shpreh habi. Habi më shpreh indiferenca Evropiane përballë një krize si kjo.
Evropa,
si në shumë raste e konflikte paraprake, vazhdon të tregohet e ngadaltë , pa
unitet e me më shumë kokëçarje e dilema se sa zgjidhje për njerëzoren. Ndonëse
thirrjet për pranim e mirëseardhje po marrin hov gjithandej, ato mbesin të pakta,
të pamjaftueshme e përgjithësisht të padobishme për të dhënë zgjidhje. Siria
dhe sirianët, meritojnë trajtim më njerëzor, më evropian, më perëndimor. Në
fund të fundit, problemi sirian është dhe brengë e kontinentit tonë.
Për fatin e keq të të gjithëve, numri i refugjatëve sirian
vetëm se do të rritet; prandaj dhe indiferenca nuk bën më zgjidhje. Mbi të
gjitha, për aq sa konflikti sirian mbetet i paadresuar nga forcat ushtarake perëndimore
– të vetmet që mund të vënë rend sikurse siç vënë rend në Kosovë gjashtëmbëdhjetë
vite më parë – refugjatët veçse do të shtohen; tregimet do të bëhen më të
trishta, e fotografitë dhe më të dhimbshme.
Të gjitha këto së bashku do të përndjekin këtë
gjeneratë të njerëzimit deri në përjetësi. Do të pyesin ata që vijnë pas, mbi aftësinë
rishtuese të indiferencës sonë; të një primitivizmi trajtues ndaj tjetrit që e
kemi sot – si njerëz – gjithandej.
2 comments:
Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
Email: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp: +17168691327
(1) A ju pëlqen ish-i juaj?
(2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
(3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
(4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
(5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
(6) Dëshironi të jeni të pasur?
(7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
(8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
(9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
(10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
(11) A doni një divorc?
(12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
(13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
(14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
(15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
(16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp: +17168691327
Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.
Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
Ai është WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
Post a Comment