Letra nga Limbo
KOHA DITORE 15 GUSHT 2014
Për
të parandaluar të rinjtë tanë – djem jo më shumë se me nga njëzet e ca vjet –
që të zgjedhin pjesëmarrjen në organizata terroriste gjithandej nëpër botë
shteti jo vetëm që duhet të bëj arrestime e luftë të pakompromistë ndaj secilit
terroristë në bërje ose të bërë tashmë (sepse s’bën ndryshe, ata ose na), por
duhet para së gjithash të parandalojë secilën anomali tjetër ekonomike,
shoqërore e kulturore që krijon fole për manipulim, varfërim e mjerim - shkaqet
kryesore të terrorizmit.
-1-
Nuk do të shkonte larg e nuk do
të vononte shumë, para se ekstremizmi të merrte shumë nga ne. Ndërhyrja shtetërore
në ndalimin – sepse parandalimi del të jetë i vonë – e aktiviteteve ekstremiste
me përmbajtje urrejtjeje ndaj secilit që mendon ndryshe nga ta, ishte përfundimi
më logjik i një shteti që ka humbur logjikën e funksionimit tash e sa kohë.
Thirrjet e urrejtjes, të
ndalimeve paradoksale, të tjetërsimit e të manipulimit nga disa individë që
gradualisht por sigurt u forcuan shpejtë e mjaftë – ishin shpërndarë gjithandej
tash e pesëmbëdhjetë vjet. Nisur si organizata humanitare, pa shënime transferimesh
parash e pa shënime mbi vendimmarrësit, të parat kishin kamufluar e mbyllur mirë
idenë ultime të tyre; trushpëlarjen. Në një vend me krizë sociale, ekonomike
dhe në fund me vet idenë e tranzicionit si katalizator i mundësive trushpëlarëse,
këto organizata ishin shpërndarë shpejtë dhe me fokus kryesisht në zonat më të
rënda ekonomike e sociale në vend.
Fshehja dikur nuk ishte
alternativë. Pasi kishin zaptuar – në stilin e njëjtë zaptues politik që tashmë
Kosova veçse e njeh – fillimisht objektet fetare e më pas dhe pjesë të strukturës
udhëheqëse fetare, të njëjtit kishin filluar predikimin e urrejtjes publikisht
– ndaj gjithkujt. Mediat vendore tash e sa kohë kishin raportuar madje se një
pjese mirë e promovuesve të tillë ishin
të ndërlidhur me shërbime sekrete anti-shqiptare, se disa prej mjeteve
elektronike të tyre madje kishin adresë dhe në Serbi e Maqedoni – siç ishte dhe
zbulimi i një faqe me 30 mijë ndjekës që mbahej e menaxhohe nga një serb
beogradas. Organizatat ndërkombëtare dhe miqtë më të mëdhenj të pavarësisë dhe
lirisë së Kosovës, kishin kohë që po ngrisnin alert; diçka nuk shkonte mbarë e
mirë as me tolerancën institucionale ndaj fenomeneve të tilla, por as me vet
zhvillimin e dukurive esktreme – ato, të dyja, mund të rrënonin shtyllat ashtu
kështu të brishta të shtetit kosovar.
Secili që ngrihej asokohe
kundër lëvizjeve të tilla, ishte pjesë e sulmeve individuale e plot urrejtje
nga predikues – fillimisht – e më pas dhe përcjellës agresivë që ndjekjen e
kishin të dhënë blanko. Në Kosovë në fund të fundit, siç dhe ndodhë me
militantë partiak, më së lehtë është ndërtimi i strukturave përcjellëse blanko.
Ekstremistët e tillë, dikur, filluan të thirren në 95% e shumicës muslimane,
ani pse 99% e 95% të tyre mendoni ndryshe nga ata – siç dhe u pa në zgjedhje,
në protesta e në organizime tjera nga ta. Forca, kërcënimi dhe manipulimi ishin
mjetet e vetme të tyre. Të rrezikshëm sa nuk bëhet më.
-2-
Sado impresive
e patriotike del të jetë aksioni i arrestimeve policore të katërdhjetë
kosovarëve, pjesëmarrës të dyshuar të organizatave terroriste ISIS e Al Nusra -
siç i njeh e i konsideron pra e gjithë bota demokratike, e siç duhet t'i
konsiderojmë edhe ne po patëm pak mend – them se luftimi i terrorizmit bëhet
duke e goditur atë në kokë e jo në bisht; në bisht mund të jetë shumë vonë e shumë
vështirë.
E koka e terrorizmit nuk përmban djem trushpëlarë, as disa predikues antifetarë që trushpëlajnë (ndonëse këta kanë hisen e çmendurisë), por përmban politikanë inkompetentë që u japin mundësi trushpëlarësve e të trushpëlarëve. Pra koka përmban politikanë që me korrupsion e hajni kanë mbjellë fukarallëkun, papunësinë e mjerimin në vend, mjerim që përfundimisht prodhon mundësi për trushpëlarje; politikanë që me padituri e injorancë kanë toleruar veprimin e lirë të organizatave terroriste që me pare dhe me pare shumë kanë financuar ekstremizmin tash e pesëmbëdhjetë vjet rresht; e politikanë që me zaptim të praktikisht gjithçkaje kanë pamundësuar reagimin e shtetit ndaj shërbimeve sekrete antishqiptare e predikuesve manipulues antifetarë që nuk kanë pardon.
Pra për të parandaluar të rinjtë tanë – djem jo më shumë se me nga njëzet e ca vjet – që të zgjedhin pjesëmarrjen në organizata terroriste gjithandej nëpër botë – dhe për më tepër – për të minimizuar përkrahjen e gërditshme të disa kolltukofagëve virtualë që në vend të trurit kanë urrejtje e fjalë urrejtje plot, shteti jo vetëm që duhet të bëj arrestime e luftë të pakompromistë ndaj secilit terroristë në bërje ose të bërë tashmë (sepse s’bën ndryshe, ata ose na), por duhet para së gjithash të parandalojë secilën anomali tjetër ekonomike, shoqërore e kulturore që krijon fole për manipulim, varfërim e mjerim - shkaqet kryesore të terrorizmit. Të tjerat janë improvizime afatatshkurta; gjithmonë më mirë se hiç, por gjithmonë afatshkurta.

-3-
Nuk e vë në dyshim se
mobilizimi i forcave të sigurisë është bërë pas një nevoje urgjente të qeverisë
në ikje për të rirregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët prezent në Kosovë.
Sepse është paradoksale që një qeveri e një ish-kryeministër përgjatë dy
mandatave të tyre të mos kenë bërë as edhe një arrestim e asnjë përndjekje të
vetme për terrorizëm; për të përfunduar në fund me plot dyzet sosh. Nuk kishin
përndjekur as atëherë kur ide e fjalë urrejtjesh bëheshin gjithandej nëpër
Kosovë; ndaj besimtarëve të fesë së njëjtë e ndaj besimtarëve të feve të
ndryshme, ndaj figurave me nam nëpër botë e ndaj atyre me supernam nacional –
përfshirë madje dhe Skënderbeun. Në të vërtetë, hera e parë që ish-kryeministri
kishte marrë qëndrim për ekstremizmin dhe rrezikun terrorist ishte vetëm dy javë
më parë. Vetëm kur një raport i sigurisë i lëshuar nga Departamenti Amerikan i
Shtetit – që paralajmëronte rrezikun ekstremist në Kosovë – vetëm atëherë
ish-kryeministri i Kosovës, pasi kishte lejuar ekstremizmin për shtatë vjet
rresht, mendoj të reagoj.
Ky fakt, natyrshëm, nuk e bën
alternativën e mosreagimit. Pra mosreagimi nuk do të ishte asnjëherë alternativë
– siç dhe thashë, më mirë vonë se kurrë; ani pse është vonë. Në vend të
reagimit si show medial dhe mosreagimit si alternativë mbytëse e vet shtetit të
Kosovës – siç e kemi ndërtuar e siç përpjekjet e patriotëve, mendimtarëve e
dashamirëve kanë qenë gjithmonë – them se ka pasur një mes më të mirë e
gjithsesi më përfitues për vendin.
Fillimisht, lajmi për plot dyzet arrestime kishte bërë lajmet e botës gjithandej. Një imazh i tillë, sado që arrestimi pra del të jetë i nevojshëm, prekë në palcë secilin investitorë e secilën bindje pozitive për Kosovën – pra bën të kundërtën, ndjellë frikë. Një imazh i tillë, përveç kësaj, mobilizoj gjithë mediat anti-Kosovë, veçanërisht ato nga Serbia, që të shkruajnë e shtrojnë tezën e tyre të kahershme së shqiptarët e Kosovës dhe Kosova me gjithë ta, nuk e meriton pavarësinë sepse pa serbet në Kosovë ky vend do të bëhej fole ekstremizmi. Në të vërtetë, ka qenë mu politika serbe që nga vitet 90-ta që ka provuar të argumentojë përpjekjen e ballafaqimit tonë këtu si përpjekje për dominancë fetare e jo për liri të një populli. E nuk ka qenë asnjëherë fetare, sepse në të kundërtën – siç dhe ju thotë mendja e ekstremistëve tanë – shqiptarët do të ngriheshin barabartë edhe ndaj shqiptarëve me bindje fetare të ndryshme nga shumica. Nuk ka ndodhur asnjëherë – sepse nuk ka pasur asnjëherë një ballafaqim të tillë.

-4-
Ekstremistët e Kosovës, të
përkrahur nga politikanë që sot përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës e që janë të
lidhur ngushtë madje me partinë deri dje në pushtet, mund edhe të kenë shërbyer
qëllimisht në një agjendë të tillë – sidomos kur ndërlidhjet me shërbime
sekrete veçse janë dokumentuar disa herë. Ata mund të kenë pasur mu këtë qëllim,
që imazhin e Kosovës ta dëmtojnë pa zgjedhur forme dhe mjete që u vinë nëpër
dorë.
Ky qëllim do të duhej të ishte
kapur nga institucionet e rendit të Kosovës, dhe në vend të një ndërhyrje të
vrullshme pas përfundimit të mandatit – pasi nuk kishin reaguar asnjëherë – të
reagonin me mençuri dhe sistematikisht gjatë gjithë kohës tash e sa vjet. Shërbimi
sekret, forcat speciale, e trupat tjera të rendit do të duhej ta kishin bërë
reagimin qetë dhe pa zhurmë, gjithsesi me shumë efikasitet. Qeveria e Kosovës,
në anën tjetër, bashkë me gjithë liderët tanë të mëparshëm e të tjerët që do të
vijnë, do të duhej të ndalonte, mbyllte e konfiskonte gjithë pasuritë, rrjedhat
e parasë e ndihmesat tjera financiare të organizatave që thirren si humanitare
por që përfundojnë në nxitje të terrorizmit. Këputja financiare veçse do të dobësonte
secilin pretendim për ekstremizëm që është refuzuar kaherë nga shumica
shqiptare në vend.
Qeveria e Kosovës do të duhej
të ushtronte presion edhe në bashkësitë fetare, ku uzurpimi e zaptimi kishte
ndodhur kaherë. Aty ishin lejuar që mendimet ekstreme të mundnin me forcë e
kërcënim predikuesit paraprakë kosovarë, që predikues të urrejtjes e frikës të
viheshin nëpër disa objekte fetare, e që udhëheqësi diktatoriale – fëmijët e së
cilëve bënin thirrje për ekstremizëm e bashkërenditje me terrorizmin botëror –
të zaptonin gjithçka e pa pardon.
Natyrisht se asnjëherë nuk
kishte ndodhur; dhe me klasën e tanishme politike s’ka për të ndodhur
asnjëherë. Përderisa ekstremizmi është letër në dorën e zaptuesve partiake që
mund ta djegin karshi ndërkombëtarëve, ata gjithmonë dhe gjithherë do ta
ushqejnë atë vet. Do të lejojnë të krijohet një rrezik, sa për të shpërfaqur
veten si anti-rrezik; madje të pakonkurrencë. Vetëm nëpërmjet rrezikut e
anti-rrezikut të njëjtit do të mbajnë veten të rëndësishëm – së paku në
percepcion.
No comments:
Post a Comment