Letra nga limbo
KOHA DITORE, 6 QERSHOR 2014
Republika nuk falë; dhe të tillët që kanë marrë peng
fatin e një vendi të tërë për të vënë veten para atdheut, do të zihen nga mallkimi
i saj herdokurdo
Ka rastisur ndoshta, që fillimi
i kësaj kolumnë të ndërlidhet me fillimin e mandatit të kësaj qeverisje. E sa
herë kthehem prapa nëpër koleksionin e artikujve të shkruar këtu e çdo të
premte, arrij me lehtësi të nxjerrë një emërues të trishtë të përbashkët –
gjithmonë nga këndvështrimi im natyrshëm që jo domosdo duhet të jetë i drejtë. Por
ja që i besoj percepcionet tim nëpër kohë, dhe kështu çdo kthim nëpër kohë nuk
më bëhet fare i këndshëm; në të vërtetë më bëhet shumë i pakëndshëm dhe shumë i
rëndë. Sepse në tre-katër vite të shkuara nuk arrij të nxjerr as edhe pak brumë
për të falur e arsyetuar qeverisësit e tanishëm, anti-Republikanët e Kosovës. Një
shkret i tërë nga të bamunat e trishta të një grupi zaptuesish pa takt.
I shoh si anti-republikanë.
Secilin që sot djegë kontributin e tij e saj të bërë katërmbëdhjetë vjet më parë,
në këmbim të zaptimit e pushtetit regresiv katërmbëdhjetë vjet më pas, bëhet
anti-republikan. Sepse përpjekja ndaj shtetit nuk është matematikë mbledhjesh e
zbritjesh, plusesh e minusesh, apo ngritjesh e rëniesh varësisht kohëve për të
dhënë në fund një bilanc përfundimtar; përpjekja ndaj shtetit është ecje njëtrajtshme,
e pandalshme, e pazbritshme e parënëshme
– gjithmonë njëdrejtimëshe. Sepse çdo ndalje, zbritje apo rënie është anti-republikane
për aq kohë sa parandalon kontributin e tjetrit për republikanizëm.
Republika nuk falë; dhe të tillët
që kanë marrë peng fatin e një vendi të tërë për të vënë veten para atdheut, do
të zihen nga mallkimi i saj herdokurdo. Këtë të diele, këta të fundit që vënë sërish
veten në provë para nesh, meritojnë – them unë – zënie nga mallkimi fillimisht
nga ne.
***
E pas tri-katër viteve reflektimesh,
nuk kam ndërmend të mos mbajë anë. Do të mbajë anën e gjithçkaje që duket si
anti-pushtet, pra gjithçka që kundërshton anti-republikanizmin e mbjellë në tri-katër
vjet. Sepse po u bë ndryshe, ky vend do të marrë përfundimisht rrugë të
mbrapshtë e në pakthim; sepse zaptuesit e anti-republikanët do të marrin zemër
e vrull me padije se e kanë mbarë e mirë. Prandaj dhe do të sillen më keq, më
ligë e më mbrtapshtë; sepse do të mendojnë se e kanë mirë; kur nuk e kanë hiç.
Dhe nuk di se kush mund ta
ndryshojë Kosovën për mbarë; nuk kam përgjigje. Në tri-katër vitet e shkuara ne
nuk patëm asnjëherë opozitë të denjë për të marrë notë perfektë dorën në zemër.
Por ndoshta edhe nuk ka alternativë perfekte, ndoshta dhe nuk do të ketë asnjëherë.
Ndoshta do të duhet të zgjedhim të keqën më të vogël nga një grumbull
alternativash joperfekte sa për të mbajtur gjallë ciklin e rifreskimit dhe ndjenjën
e dhënies së përgjegjësisë.
E rëndësishme, ç’është e vërteta,
është se ky pushtet – me gjithë koalicionin destruktiv qeverisës që në vete ka –
merition opozitën. Disa për t’u pensionuar përjetësisht, të tjerët për të pasur
kohë mjaftueshëm për vetëreflektim. Jo vetëreflektim nga njerëz të ligë e
mendjezi, por nga e në forcat progresive, të vullnetit të mirë që mund t’i kenë
diku në vete këto parti. Në fund të fundit, opozita i bën hair secilës ide e
secilës alternativë.
***
Rrëzimi i pushtetit sot është
akt patriotik. Sepse përveç rikrijimit të dinjitetit në vend, zhbërjes së
izolimit nga jashtë e kthimit të shpresës për të gjithë, me pushtetin e rënë do
të marrin fund edhe gjithë anomalitë e tjera të bëra e ribëra për katër vjet
rresht. Me pushtet do të bie edhe propaganda e gërditshme në RTK, edhe
analfabetizmi i gjoksagjinjve në UP, edhe nepotizmi i militantëve në PTK, edhe mjerimi i burokracisë në QKUK, edhe zaptimi parapolitik në
gjyqësor, edhe kapja e rendit në polici, edhe spiunazhi partiak në SHIK-o-AKI;
do të bie gjithçka e bërë mbrapsht në katër vjet kohë. Pra me rënien e pushtetit fillon
zhbërja e zaptimit të shtetit; fillon vet shteti. E nuk ka akt më patriotik –
dhe nuk do të ketë – se sa bërja e shtetit sot.
Prandaj lexues të kësaj kolumne,
nuk e kam ndërmend të bëhem i paanshëm; përkundrazi do të marr anë kundër
pushtetit më të ligë të mundshëm që ka pasur Kosova që nga çlirimi. Prandaj
lexues të kësaj kolumne, kur t'i afroheni kutisë së votimit këtë fundjavë,
kujtoni si asnjëherë më parë se Republika e re e jona meriton mbrojtje. Jo
harresë, jo neglizhencë, jo komfort, por mend, besë e ngulm - për Republikën,
nga republikandashësit.
Sepse në katër vite të shkuara i erdhi rendi e kuti secilit cub të paditur e të pavlerë të ushtrojë gjithë vrerin, padhembshurinë e injorancën në Republikën tonë të re; si të mos ishte e jona - si të mos ishte e re. Në katër vite të shkuara e rropën fillimisht me hajni, e falën me zgërdhirje, e mbyllën nga bota me marri, e varfëruan në fund me themel. E shqepën dhe e qepën me harrnim një shtet që kishte plot shpresë; na lanë pa dinjitet e pa integritet, neve, të tjerët, Republikën, por jo veten.
Prandaj, nëse je republikandashës e gardian i Republikës, nëse ndjenë veten të zot të Republikës, ngritu më 8 qershor e fol në emër të Republikës. Fol me votë derisa cubat të përfundojnë në burg, zaptuesit në ç'nderim, prepotentët përtokë, e gjithë keqpërdoruesit në dreq të mallkuar. Ky vend nuk guxon të mbesë sërish peng i një grushti parazitësh me mendje të prishtë e shpirt të sëmurë.
Sepse në katër vite të shkuara i erdhi rendi e kuti secilit cub të paditur e të pavlerë të ushtrojë gjithë vrerin, padhembshurinë e injorancën në Republikën tonë të re; si të mos ishte e jona - si të mos ishte e re. Në katër vite të shkuara e rropën fillimisht me hajni, e falën me zgërdhirje, e mbyllën nga bota me marri, e varfëruan në fund me themel. E shqepën dhe e qepën me harrnim një shtet që kishte plot shpresë; na lanë pa dinjitet e pa integritet, neve, të tjerët, Republikën, por jo veten.
Prandaj, nëse je republikandashës e gardian i Republikës, nëse ndjenë veten të zot të Republikës, ngritu më 8 qershor e fol në emër të Republikës. Fol me votë derisa cubat të përfundojnë në burg, zaptuesit në ç'nderim, prepotentët përtokë, e gjithë keqpërdoruesit në dreq të mallkuar. Ky vend nuk guxon të mbesë sërish peng i një grushti parazitësh me mendje të prishtë e shpirt të sëmurë.
No comments:
Post a Comment