Letra nga limbo
KOHA DITORE, 11 TETOR 2013
Për
secilën parti politike, zgjedhjet lokale janë një lloj testi provues për fuqinë
dhe pritjet e tyre në zgjedhjet e “mëdha”. Për PDK-në për shembull, zgjedhjet
lokale testojnë durimin ndaj keq-qeverisjes, për LDK-në zgjedhjet do të
testojnë oponencën (kryesisht pasive) të shfaqur në parlament, për VV-në ato
testojnë revoltën dhe protestën e shfaqur në rrugë, për AAK-në testojnë efektin
e shpërfaqur në vazhdimësi të kthimit të Haradinajt ndërkaq për AKR do të
testojnë mbijetesën ose jo të saj pas flirtit politik për pushtet
Kur po futemi në çerekun e dytë të fushatë zgjedhore
– me gjithë ofensivën promovuese, votëkërkuese e vetëlavdëruese – potencat,
idetë e kreativitetet (ose jo) po bëhen gjithnjë e më të qarta; gjithsesi jo aq
të qarta sa për të ditur kush ku po zë vend. Në të vërtetë, sallat e mbushura
apo të thata, vizitat e shpeshta apo të mangëta, tupanat e surlet e zhurmshme
apo jo, nuk janë treguar asnjëherë fuqinë reale të partive. Ato mund të tregojnë
vetëm bazën militante që secila ka. E baza militante e partive politike
megjithatë nuk përcakton asnjëherë fituesin apo humbësin. Fituesi apo humbësi,
si çdo herë tjetër tashmë, përcaktohet nga “vota e mesit”, nga ata individë e
grupe që megjithatë reflektojnë në nismat partiake e në të bëmat e tyre. Votat
e këtij mesi përbëjnë votues që nuk marrin pjesë në tubime tupanxhinjësh, që
nuk vrapojnë pas valleve të pakuptimta, e që ndërtojnë opinionin më ndryshe se
nga ndjenja e adrenalinsës.
Vota e mesit, për pjesën më të madhe të kohës, mund
edhe të qëndrojë (dhe ka qëndruar) indiferente; një lloj përgjigje ndaj
paaftësisë qeverisëse për tu sjellë me edukatë dhe njëtrajtësisht një lloj
përgjigje ndaj opozitës për tu sjellë bindshëm e denjësisht. Përderisa
indiferenca e tyre mund të zgjasë deri në ditën e zgjedhjeve – gjithmonë pra si
formë përgjigjeje e jo si formë pasiviteti angazhues – e njëjta mund dhe të
ndizet në rast të një euforie pozitive që mund të kapë gjithkënd gjatë
fushatës. Mesazhet, idetë dhe në fund vet sjelljet e premtuesve e garuesve mund
të ndezin – nëse bëhen ndryshe nga klishetë zgjedhore – reagueshmërinë e
“mesatarëve”. Pyetja megjithatë është se sa kanë potencë partitë e tanishme
politike të zgjojnë këtë reagushmëri.
***
Për ti dhënë një ngjyrim analitik zgjedhjeve në Kosovë, them se duhet ndarë ato në tri pjesë. Pjesa e parë trajton konkurrueshmërinë në Prishtinë – si një njësi e veçantë nga të tjerat. Këtu, për dallim nga zgjedhjet paraprake, zgjedhësit kanë më shumë zgjedhje. Ndoshta sepse Prishtina përbën një hap bukur të rëndësishëm të ecjes politike për kandidatët e rinj, ndoshta për faktin se ajo në vete mban një fuqi enorme politike dhe ekonomike, apo ndoshta dhe për faktin se është kryeqytet dhe ku ka sasi ka edhe cilësi – pavarësisht të gjithave, Prishtina ka në vete një grup mjaft kualitativ të kandidatëve. Këtë luks e kanë fare pakë, ose asnjë komunë tjetër në Kosovë.
Pjesa e dytë trajton zgjedhjet në veriun e Kosovës.
Dy vjet bisedime, mbi njëzet runde negociatash, një makineri e tërë e BE-së do
të vihet në sprovë gjatë dhe pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit. Kjo sepse ato na
organizohen për herë të parë – siç thotë Qeveria e Kosovës – nën sistemin
kosovar; apo për herë të parë – siç thotë Beogradi – nën mbikëqyrjen
ndërkombëtare për të legjitimuar struktural deri më tani paralele. E vërteta e
hidhur megjithatë është se komunat Veriore do të kenë një tretman paralel për
të prodhuar gjoja institucione joparalele; bukur oksymonorike kjo punë.
Gjithsesi se votimi pa stemën e Republikës, organizimi nën ombrellën e OSBE-së
dhe në fund prodhimi i kryetarëve potencial që nuk njohin Republikën e Kosovës,
është produkti më i paqartë – dhe një kohësisht barra më e rëndë për gjeneratat
e ardhme – që Kryeministri i vendit lë për trashëgimi.
Pjesa e tretë trajton gjithë komunat tjera, përtej
Prishtinës dhe Veriut. Përjashto dy apo tri qendra të mëdha ku dhe do të
zhvillohen betejat kryesore për pushtet, komunat tjera në parim ofrojnë tallje.
Secili kandidat me secilën parti nëpër këto pjesë futet pa ide, me plot fjalë dhe
me premtime euforike që burojnë nga stadiumi i “Wembleyt” në Mitrovicë e deri
tek “Parisi” në Lipjan. Pjesa më e dhimbshme e gjithë kësaj tallje është se të
mbledhurit militantë aty brohorasin e çirren edhe kur të tjerët tallën me ta –
një lloj komedie publike kjo punë. E se sa të varfër në mendje janë këta
kandidatë shihet edhe prej prezencës së qendrave nga secila parti. Asnjëri prej
tyre nuk do të kishte fuqi për të mbledhur njëzet a tridhjetë vetë pa ndihmën e
kryetarëve partiak; dikur njeriu nuk e kupton se kush ku është duke garuar.
Kujtoj se zgjedhjet komunale do të duhej të ishin mbi kapacitetet e fuqitë e
pretendentëve për kryetarë e jo kryetarëve partiak.
***
Përderisa talljet do të thellohen në javët në vijim,
meqë premtimet në një domino-efekt do të rrisin njëra tjetrën sa për ti mundur
paraparaket, një gjë mbulon pritjet komunale. Janë zgjedhjet nacionale të cilat
veçse janë në horizon.
Për secilën parti politike, zgjedhjet lokale janë një
lloj testi provues për fuqinë dhe pritjet e tyre në zgjedhjet e “mëdha”. Për
PDK-në për shembull, zgjedhjet lokale testojnë durimin ndaj keq-qeverisjes, për
LDK-në zgjedhjet do të testojnë oponencën (kryesisht pasive) të shfaqur në
parlament, për VV-në ato testojnë revoltën dhe protestën e shfaqur në rrugë,
për AAK-në testojnë efektin e shpërfaqur në vazhdimësi të kthimit të Haradinajt
ndërkaq për AKR do të testojnë mbijetesën ose jo të saj pas flirtit politik për
pushtet. E betejat përcaktuese të gjithë këtyre testeve do të zhvillohen në
Prishtinë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe eventualisht Pejë; në Mitrovicë e
Ferizaj PDK është bukur e konsoliduar (siç edhe treguan zgjedhjet e
jashtëzakonshme në këtë të fundit kohë më parë).
E meqë zgjedhjet lokale janë temë e diskutimeve tona
nga puna e deri në familje – dhe më shumë; them se do të provojë që nëpërmjet
këtij shkrimi dhe disave vijues të shpërfaq mendimet e mia mbi zgjedhjet në
Kosovë. Do të provoj të argumentojë mbi pritjet e partive kryesore nga
zgjedhjet bashkë me performancën e tyre në zgjedhje. Do të provoj të argumentoj
mbi ngjyrimet politike që shfaqen në Kosovë, nga ato që të humbin shpresën për
njëzet-tridhjetë vjet, deri tek ato që ta kthejnë atë në sekondë.
***
Për partinë më të madhe në vend, PDK-në, zgjedhjet
lokale vijnë si një test para-nacional i punës së tyre të deritanishme, e që
dorën në zemër ka qenë punë improvizuese, me shumë skandale, pa fije morali
politik dhe për më tepër pa fije edukate bazike të disa prej promovuesve kyç të
partisë. Mjafton të kujtosh seancat pakurrizore parlamentare, skandalet
anti-institucionale jashta dhe brenda saj, sjelljet e përfaqësuesve komunal, të
akuzuar, të dënuar e në arrati – dhe ke një pasqyrë të përafërt për brumin që
kjo parti ka pasur në vete gjatë katër viteve të shkuara qeverisje qendrore dhe
lokale. Të gjitha këto natyrisht se janë reflektuar në pritjet e njerëzve
jo-militantë të cilët megjithatë reflektojnë. Pra - dhe këtë gjë kam përshtypje
se PDK e din shumë mirë – nuk ka asnjë dilemë se partia është në rënie; dilema
është se sa e madhe është kjo rënie dhe se sa kanë potencë e mundësi
rikuperuese (nga rënia e tyre) partitë
opozitare.
PDK ka vendosur betejën e saj në defanzivë të
komunave aktuale që zotëron, ndërkaq ka përdorur kartën e konsolidimit të
partisë në komunat ku nuk ka shumicë. Thënë ndryshe, në Prizren dhe Gjilan – si
dy qendra më të mëdha, PDK ka vendosur për vazhdimin e trajtës së tanishme të
qeverisjes dhe këtë për dy arsye. E para, sepse në to strukturat lokale të
partisë kishin kohë që po bënin një betejë të brendshme, e vetëm një figurë
jo-ndryshuese do të zotëronte këto zëra me mjeshtëri; dhe e dyta sepse
nëpërmjet vazhdimit e jo ndërrimit PDK paraqitet si e bindur se asgjë nuk ka
shkuar mbrapshtë e keq në këto dy qendra – në të vërtetë ndryshimi i kandidatëve
do të ishte një shenjë pishmani, rrjedhimisht pranim disfate për kohët e
shkuara.
Për qendrat e pazotuara në anën tjetër, diçka si
puna e Prishtinës për shembull, PDK ka deleguar figura që më tepër sjellin paqe
në degët e përçara (në tri apo katër pjesë) se sa figura që kanë potencë për të
bërë ndonjë ndryshim. Kandidimi i Çekut, ndër të tjerash, si një figurë që
fillon mbrapshtazi karrierën politike (prej kryeministrit, në ministër e
pretendent për kryetarë komune) është bërë më tepër “sa për sy e faqe” se sa ka
një bindje serioze edhe brenda partisë. Kjo madje shihet qartazi me mungesën e
plotë e entuziazmit dhe prezencës së PDK-së në Prishtinë.
No comments:
Post a Comment