Friday, 5 October 2012

DEVIJIMI I ÇORODITUR



Letra nga limbo
KOHA DITORE, 5 TETOR 2012

Seanca e djeshmit e pardjeshmit, nëse asgjë tjetër, dëshmoi dhe varfërinë e substancës në qeverisje. Praktikisht vendi ka një Qeveri që në politikat e veta ka mungesë serioze të kualitetet, të arsyeshmërisë e të rezonit; pra në vete nuk mbanë substancë, është qeverisje pa substancë. E në vend të substancës ajo zgjedh ikjen e improvizimin rreth vendimeve më madhore për vendin pa u brengosur shumë për pasojat eventuale


Është mirë kur njeriu sheh politikëbërjen të përtypë çështjet më vitale ekonomike në vend; të paktën nga përtypja e mendimeve dëm nuk ka. Por është e tmerrshme kur kjo përtypje degradon në ngufatje e inat e ikje, sic dhe ndodhi në seancën e fundit të Parlamentit të Republikës. Fillimisht, ishte inkurajues krijimi i një mase kritike brenda Parlamentit që kundërshtonte kryesisht mënyrën e privatizimit. Ishte dhe më inkurajues fakti se kjo masë në vete barte mendime pa dallime në mes pjesëtarëve në pozitë apo opozitë. Ka kohë që një mendim të mos ketë bashkuar kaq shumë ngjyrime brenda një garde. Në të vërtetë, vet rëndësia e pesha e temës për të cilën kryeoda e vendit kuvendonte, do të duhej të ngjallte bashkim pavarësisht bindjeve politike. Por ja që në gjithë këtë mbarësi vijnë ato pauzat, grupimet, presionet e votimet pa ide e mendje, vijnë ikjet; por mbi të gjitha vijnë argumentet që lëre që s’janë bindëse por për stadin e dijes së kosovarëve janë dhe ofenduese.

Pavarësisht gjithë kësaj, seanca e djeshmit e pardjeshmit, nëse asgjë tjetër, dëshmoi dhe varfërinë e substancës në qeverisje. Praktikisht vendi ka një Qeveri që në politikat e veta ka mungesë serioze të kualitetet, të arsyeshmërisë e të rezonit; pra në vete nuk mbanë substancë, është qeverisje pa substancë. Të pakta janë rastet që një garniturë e tërë qeverisëse në fjalime të panumërta nuk arrin të shpjegojë bile me pak fjalë (por bindshëm) një arsye të vetme të politikës së tyre drejt privatizimit (degradues “alla-kosovar”). Nuk arrin të bëjë këtë meqë politika e tyre nuk ka shpjegim, meqë e njëjta është sjellje e çoroditur e një orkestre pa dirigjent, e meqë shpjegimi eventual do të prodhonte zhbërje të nismës së tyre kaq të pakuptimtë.

Deri sa dëgjoja paraqitjet njëra pas tjetrës, po shprehja habi nga vobektësia e fjalimeve pro-qeveritare gjatë seancës për çështjet e privatizimit në vend. Do të ndihesha i turpëruar e i marruar po të ndaja fronin e njëjtë me promovuesit e tillë; madje ndihem i turpëruar që tregu i lirë e iniciativa private, në të cilat besoj verbërisht, zihen në gojë e përdoren si mjete arsyeshmërie nga promovuesit të tillë. Në esencë, Kosova ka një qeveri që nuk ka haber për tregun e lirë, liberalizimin e lirinë ekonomike e as për nevojën e një shteti libertarian. Çfarë kjo qeveri bën megjithatë, është ngatërrimi i koncepteve bazike ekonomike, nga i pari i saj e deri te ai deputeti i fundit që në seancën e privatizimit, besoni ose jo, fliste dhe për ngjarjet historike ruse në mesjetë.

Them se nuk ka haber meqë një qeveri që transferon pronën por nuk liberalizon, nuk ka se si të jetë qeveri e tregut të lirë. Them se nuk ka haber, meqë një qeveri që nga tetëmbëdhjetë barriera biznesore i krijon katërmbëdhjetë barriera institucionale, nuk ka se si të jetë qeveri e iniciativës private. E them se nuk ka haber meqë një qeveri që rritë administratën publike, krijon ministri të reja, rritë taksa e mbështet zhvillimin në sektorin publik, nuk ka as lidhjen më të vogël me shtetin libertarian.

Po mendoj, kur kryeministri i vendit thotë se ne duhet privatizuar meqë në Kushtetutën e Republikës e kemi të definuar nevojën për treg të lirë, athua a e din dhe a e kupton se tregu i lirë nuk përcakton domosdoshmërisht pronësinë (këtë ua shpjegoj studentëve të vitit të parë në ligjëratën e parë). Pra një vend mund të ketë treg të lirë ku konkurrencë e vend mund të zënë bashkë prona private e prona publike. Tregu i lirë e pronësia e aseteve nuk determinojnë njëra tjetrën. Treg të lirë e pronësi publike në disa asete kanë sot pothuajse shumica e shteteve evropiane, apo thënë ndryshe nuk ka shtet në BE që nuk ka treg të lirë e pronësi publike. Madje edhe vet Anglia si prijëse e tregut të lirë ka pronësi publike në shërbime postare. Për hir të shpjegimit për kryeministrin e të tjerët, tregu i lirë nënkupton liberalizmin, apo të drejtën për pasje e bërje. Nënkupton rritjen e konkurrencës e konkurrueshmërisë në mes të akterëve, pa përcaktuar domosdo pronësinë e tyre, publik, privat, i huaj, vendor, kinez, gjerman, xhuxh apo i gjatë.

Pra nëse duhet mbrojtur idenë e privatizimit, duhet prekur rrënjët e tij, konceptin që të bindë e parimet që qëndrojnë pa pasur nevojë për shumë mbrojtje. Prekja e rrënjëve e bindja nuk bëhet pa besuar në të; e këta tanët më së paku dinë e besojnë në diçka të tillë. Madje është artificialiteti i tyre që i bën argumentet kaq të dobëta. Nëse asgjë tjetër jam i bindur se besimet e tyre janë thellësisht anti-libertariane, siç kanë qenë dhe outputet e politikave të tyre. 

Si promovues i pronës private që jam, do të doja që një qeveri që argumenton pro privatizimit të shpjegojë, arysetojë e rezonojë mbi bazën e eficencës, mbi bazën e planifikimit strategjik, mbi bazën e optimalizimit të vlerës e mbi bazën e lehtësimit të prezencës publike; e jo të përfundojë me një lidhje sa absurde, sa amatore e sa kontradiktore. Nëse këto terma janë vështirë të kuptueshme për ata që bëjnë politika degraduese sot, fjalën e kam për argumentimin e privatizimit në baza se prona private sjell këto e ato të mira, se prona private na sjell këto e ato para, se prona private na sjell këtë e atë lehtësim. Pra fjalën e kam për arsyeshmërinë e privatizimit mbi bazën e një alternative që definon qartë se kur, si e pse duhet shitur; fjalën e kam për mbrojtjen e privatizimit se i njëjti është mjet i një qëllimi libertarian, e jo pse i njëjti bëhet qëllim në veti që kompromison me asgjë.

E kur qeveria e promovuesit e saj të vobektë në argumente nuk dinë e nuk mund të argumentojnë në baza të sensit ekonomik, ne marrim dy goditje devijuese të debatit. E nëse goditjet nuk kryejnë punë, atëhëerë kemi pauzt e famshme e ikjet e “mazhorancës” nga Parlamenti. Këto goditje bëhen për të devalvuar jo argumentin e kundërshtarit, por si një copë mendimi provincial, për të fyer kundërshtarin. Pra është njëjtë sikur një debutues të argumenton se dielli është i nxehtë, e ti në vend se të argumentosh se nuk është i nxehtë, i thua se e ka gabim meqë i ka veshët llapoç. Njëjtë dhe qeveria në mungesë të artikulimeve me sens dha dy goditje për gjithë ata që mendonin se mënyra e tyre e të menduarit ishte thjeshtë gabim.

Goditja e parë devijuese ndërlidhej me ngjyrimin e gjithë mendimeve ndryshe nga qeveria me qëllimet e Serbisë; pra aludimin se të gjithë kundërshtuesit janë njëjtë si Serbia. Jo vetëm që një kategorizim i tillë është fyes për një Parlament të tërë, për më tepër kur këta kundërshtarë bëjnë dhe shumicën e shqiptarëve në Parlament, por se i njëjti është i pavërtetë. Nuk ka as edhe një fije vërtetësie në mbrojtjen e tezës se ne duhet privatizuar shpejtë meqë Serbia ka pretendime ndaj pasurisë sonë. Është thjeshtë një shpifje që nuk ma do mendja që bëhet nga padituria e atyre që e thonë, por që bëhet me qëllim të përuljes së mendimeve ndaj të cilave nuk dinë se si të kundër-mendojnë. E kur mbrojtësit mbesin me argumente si këto, pra nëse argumente si këto janë rendi i fundit i tyre, paramendoni çfarë fuqie e substance ka tash rezoni i tyre. Them se është i pavërtetë, meqë me vet Pakon e Ahtisaarit, me përkrahjen e të gjitha shteteve që kanë njohur Kosovën (e që janë boll), Serbia nuk ka as gjasën më të vogël të thirrjes në pronësinë e ndërmarrjeve publike në vend. Kosovës i garantohet pronësia e plotë në këto asete; e gjitha. Prandaj Kosova mund të sillet me to kur të dojë, si të dojë e me kë të dojë!

Goditja e dytë ka të bëjë me ngjyrimin e kundërshtarëve të privatizimit me Karl Marksin, Chavezin e me Korenë e Veriut. Ndonëse mund të ketë dhe individë të tillë që u bëjnë dhe penalti gojëkqinjëve ngjyrosës sa herë që rekomandojnë shikimin e filmave (që si merr kush serioz) të Michael Moore, mbi gjoja vdekjen e kapitalizmit, pra në esencë, besoni ose jo, thirren se kapitalizmi na paska vdekur e po na vdiska e se ne duhet ndërruar tani diskurs për një alternative mesiguri anti-kapitaliste (a ku ta di unë), pra ndonëse ka të tillë, në parim, qëndrimet e të gjitha partive politike kundërshtuese në Parlament nuk kanë as lidhjen më të vogël as me Marksin, as me Chavezin e as me Korenë e Veriut. Etiketimet e tilla janë të njëjta si për “veshët llapoç”.

Ta bëjmë të qartë, prej asaj çfarë u tha në Parlament, e çfarë është thënë shpeshherë më parë, në Kosovë nuk ka parti që promovojnë centralizmin, e as kundërshgtarë në Parlament që janë “chavezianë”. Në opozitë kemi një parti, pra Vetëvendosjen, që është e majtë në konceptet ekonomike, por majtësia e tyre nuk bën Chavezin e as Kim-Jong-Il. Programi i tyre në radhë të parë mbështet një shtet zhvillimor, me model ekonomik ngjashëm me atë Slloven, Suedez e Gjerman. Në këtë model ata kundërshtojnë privatizimin e aseteve strategjike si koncept, por të njëjtit nuk kundërshtojnë pasjen e pronës private dhe pasjen e tregut të lirë; treg ku prona private e publike do të konkurronin në një liberalizëm ekonomik. Është tjetër çka se a e kanë të drejtë apo jo këtë besim (e unë mendoj e provoj të argumentojë se nuk e kanë); por këtë gjithsesi do të duhej shoshitur me argumente bindëse ekonomike. Ama ti quash “chavezianë” e “komunistë” është mase absurde. Partitë tjera opozitare si LDK e AAK, e bashkë me disa individë brenda PDK-së e partive tjera në koalicion qeverisës, nuk kundërshtojnë (me plot të drejtë për besimin e orientimin tim ekonomik) konceptin e privatizimit, por e kundërshtojnë mënyrën e bërjes së tij. Ata kundërshtojnë zhvlerësimin e aseteve e faljen e tyre. Të gjithë kundërshtuesit, sice dhe e thanë në mocion, kërkojnë që privatizimi të trajtohet si pjesë e një planifikimi ekonomik, nga ku do të dilnin edhe sqarimet se kur, si e pse duhet privatizuar. Pra në asnjërin rast, në asnjërin kundërshtar, qeveria nuk mund të gjejë as gramin më të vogël “chavezian”. Të paktën unë nuk kam degjuar e parë dikë të kërkojë nacionalizimin e biznesit privat.

E kur jemi tek qëndrimet e partive politike, them se është mjaft inkurajuese e mjaft shpresëdhënëse gjetja e pikës së përbashkët në mes tyre. Pavarësisht se a janë kundër privatizimit “alla-kosovar” apo kundër çfarëdo lloj privatizimi, pika e përbashkët e tyre ka të bëjë me nevojën e ndërprerjes së këtij të tanishmit dhe kjo pikë duhet të shërbejë për kohën si masë e unifikimit. Nga këtu, është esenciale, unë argumentojë, nisja e një procesi strategjik e inkulziv. Them strategjik për nevojën e një planifikimi ekonomik rreth procesit më të rëndësishëm për vendin siç është privatizimi, pra i njëjti të bëhet me një plan, me një qëllim e me një respekt, e them inkluziv për përfshirjen e gjithë akterëve në këtë proces. Jo për një përfshirje në fjalime, por për përfshirje në koncensuz e zgjidhje optimale çfarë e meriton vendi.

Por nëse Qeveria nuk arrin të bëjë mirë lojën e votimeve gabim, nëse artikulimet mbi “zhvillimin rus në mesjetë” nuk arrin dot të mbysin argumentet e shëndosha të shtruara nga shumica shqiptare, siç edhe pritet në çdo rrethanë normale, atëherë, në fjalë të kryeparlamentarit, të dërguarit në Kuvend me vota të vjedhura, pas një pauze (që dihet se si do të përfundojë) bëjnë aktin më të papritur të mundshëm që njeriu mund të shoh në një shtet normal e me pak dinjitet, që pozita të mos kthehet në seancë. E në një lëshim të tillë, kur Parlamenti bëhet teatro e kukullave e shpërdorimeve të interesave nacionale nga individë pa fije marre, kur vendimet merren nga të tillë e nga hajgare-parti pa reprezentim, kur fati i vendit mbështetet në sjellje kalamajsh, llogaritë për outpute bëni vet.




1 comment:

Anonymous said...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.