Letra nga limbo
KOHA DITORE, 11 Maj 2012
Jo që të na vetëvriten njëzet e një çlirimtarë, e assesi që kamishoizmi të na bëhet vlerë
Verë
1999. Miku im A. po ngiste veturën e tij “Opel” (të paktën atë çfarë
kishte mbetur nga ajo) nëpër rrugët e çoroditura të Prishtinës që ende
nuk ishin mbushur me jetë. Një dorë e ngritur lart po i thoshte të
ndalej pak. Dora ishte e një improvizuesi të rregullimit të
komunikacionit, i cili po i kërkonte mikut tim, besoni ose jo, të hiqte
rripin e sigurimit. “Jaran”, i kishte thënë ai, “ne s’luftuam qe të
lidhemi; hiqe atë rrip!” Sado bizare që duket kërkesa e një polici
çlirimtar për të hequr rripin e sigurimit, edhe më bizare bëhet ideja e
shfrenimit total në çlirim dhe shpëlarja e shfrenimit me petkun e bërjes
së luftës. Nëse asgjë tjetër, improvizuesi i shkretë do të duhej të
dinte se ne luftuam që mu një ditë të kemi rregullin tonë. Sidoqoftë,
kjo ka pak rëndësi.
“Fast forward” trembëdhjetë vjet më vonë, arsyeja pas luftës është bërë një klishe pas shpërblimit të atyre që thirren se e kanë bërë atë. Ata janë të fuqishëm, të rreptë, të pakompromis; i thonë vetes patriotë. Çdokush tjetër që pretendon të dojë vendin e tij është një patriot i vonuar. Për ta kaptina e shënimeve patriotike është e mbyllur. Për ta patriotizmi nuk lind më. Ata janë një dhe nuk ka më. E meqë janë një e nuk ka më, çdo e mirë e çdo e gjë e lirë u takon atyre; atyre dhe askujt tjetër.
Faqja e parë
Ish-ushtari Xh. është sot një bari, ka plot 25 dele. Fotografia e tij e marrë në qershor 1998 kishte bërë nam. Lotët si të një fëmije që po rridhnin rrudhave të një burri të zhbënin çdo fortësi. Ai qante për dy eprorët e tij të rënë në luftë. Sot, ushtari Xh. shpreh dëshpërim me rrjedhën e jetës së tij pas luftës. Sot lufta e tij nuk është më për vendin që e deshi më shumë se veten; është për mbijetesën diku thellë në malet e Rahovecit me ato pak dele që i japin ushqimin për katër fëmijë. Ai bën gjumin në pjesën e prapme të një kamionete të ndryshkur në mal. Paratë që do t’i jepnin atij e fëmijëve të tij jetesën e bollshme për një muaj i gëlltitë një zyrtare publike për një ditë si kontribut i mëditjes gjatë vizitës në Paris. Për këtë sigurisht nuk luftuam.
Ish-ushtari D. është një invalid lufte. Dy këmbë të amputuara, pa punë, pa të ardhura fare, jeton me lëmoshën sociale që nuk ka se si ta marrë meqë në pamundësi të plotë lëvizjeje ai s’arrin që plot nëntë muaj të ngrihet dot nga shtrati, merr shkallët e shtatë kateve e bëj disa qindra metra deri te barnatorja barnat e së cilës nuk ka me çka t’i paguajë. Vendi që mori këmbët e tij sot nuk jep as më të voglën mërzi. Për këtë sigurisht nuk luftuam.
Ish-ushtari A. sot është i vetëvrarë. I ndjeri ishte i papunë që nga dita kur hoqi uniformën e pastroi pushkën e luftës për herë të fundit. I përballur me skamje ai bën numrin njëzet e një të ushtarëve të vetëvrarë që nga përfundimi i luftës. Njëzet e një burra të harruar nga vendi për të cilin dhanë gjithçka e morën asgjë. Për këtë sigurisht nuk luftuam.
Ish-ushtari, “Kamishi”, sot është deputet, asistent, diplomat e ekspert. “Kamishi” për herë të parë u bë fytyrë publike më 25 prill 2010, kur edhe kishte nxjerrë revolen në mes të Mitrovicës për të kërcënuar një grup tifozësh futbolli. E kishin lidhur Polica e Kosovës me pranga pas, vetëm për ta liruar në mbrëmje. Pjesëmarrja e tij në një debat sportiv në Klan Kosova natën e arrestimit ishte e habitshme. Vetëm në Kosovë një nxjerrës arme në publik mund të lirohej pas prangosjes, por kush e dinte atëherë fuqinë dhe talentin kamishian. Disa muaj më vonë i njëjti, ani pse anonim, i veshur me kostum bojë zi, ishte shpallur si “deputet i popullit”, ani pse vinte nga një vend ku votimi kishte arritur plot 140%. Edhe disa muaj më vonë, zbuluesi i “suxhukut, i ajvarit e i veve të ziera”, kontributi më i madh i tij në jetën parlamentare, po merrte vendin e asistentit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Publik. “Arritja” e tij akademike nuk ishte penguar nga “tendencat” e një ligji universitar që synonte “denigrimin e figurës së shenjtë të tij”, shprehje kjo tanimë e zakonshme sa herë që dikush është me dy këmbë mbi ligjin. Ligji në fjalë thoshte se asistent mbi moshën 30-vjeçare nuk mund të bëhesh; “Kamishi” i ka plot 40. Për më tepër, rahatimi i tij bëhej vetëm falë largimit të dy studenteve të dalluara me rekorde në nota; shumë herë më impresionuese se të “talentit” tonë. Për këtë hiç se hiç s’luftuam.
Faqja e dytë
“Kamishi” vjen në shprehje meqë shefi i tij i ri, rektori i Universitetit Publik është po aq zhvatës. Shefi i tij qëndron aty me të njëjtat shkelje si ai; ai ani pse ka kaluar çdo limit të moshës paspensionale. Ai vazhdon të bëjë “udhëheqjen vizionare” të tempullit, madje për këtë udhëheqje ai merr plot 8.000 euro pagë mujore. Paga e tij mujore do të bënte jetën normale vjetore të ish-ushtarëve Xh., D. e A.; të gjithëve së bashku. Për këtë nuk luftuam.
Shefi i “Kamishit” vjen në shprehje meqë institucioni që zgjodhi atë është i brumosur nga njerëz që bëjnë shkelje dhe më të rënda, si rasti i deputetit Syla që vazhdon të mos dorëhiqet ani pse i shitur i çmendur mendor kishte marrë plot 200 mijë franga zvicerane nga njëra ndër qeveritë më mike të Kosovës. E shefi i shefit të “Kamishit” është aty, meqë “Kamishi” me shokë në radhë të parë kishte siguruar votim 140% dhe me këtë tjetërsimin e votave të ish-ushtarëve Xh., D. e A. e tjetërsim të votave të dy studenteve. Thënë shkurt, sot i gjithë sistemi kosovar është një rreth i zaptuar. Dhe për këtë kosovarë të dashur, ne nuk luftuam.
Në gjithë fotografinë e sotshme të Kosovës, “Kamishi” është pak i rëndësishëm thënë të drejtën. Zaptimi i tij, si plot zaptime tjera, mori dhenë vetëm për shkak të famës. Sa kamisha të tjerë mbeten të padëgjuar?! Ai është vetëm një oportunist që do të zhvatë sistemin sa herë t’i jepet mundësia. Por në esencë, shkëlqimi dhe ngritja e “Kamishit” mbi djersën e ushtarëve të harruar, votën e vjedhur, spiunazhin e paqartë e mbi mundin e dy studenteve të shkëlqyera nuk amnistohet asnjëherë me pushkën e marrë nga ai. Nëse pushka e marrë është bërë që ai një ditë të zërë vendin e zënësit të parë, atëherë çfarë e bën këtë më të duhur? Jo se dikush mund e duhet t’i vërë në peshore të dy. Zënësi i parë ka qenë një vrasës, plaçkitës, dhunues e tmerrues; por ja që të qenit më i mirë se ai është fare lehtë. Mjeshtëria e vërtetë nuk është në të qenit më i mirë se ai, por në bërjen e së duhurës, ndërtimin e shtetit. E ndërtimi i shtetit do të thotë barazi për të gjithë pavarësisht gjithçkaje. Ndërtimi i shtetit nuk do të thotë pasurim klanor, avancim provincial e kontroll, do të thotë shans për të gjithë. Në të kundërtën, marrja e fuqisë pa meritë është zënie. Zënia herë do kurdo bëhet diktaturë.
Faqja e tretë
Të zaptuara sot janë të gjitha institucionet publike, çdo ndërmarrje publike e çdo trup publik; gjithçka publike. Nga edukimi publik tek shëndetësia publike, tek televizioni publik, telekomi publik, energjia publike, policia, ushtria e gjykatat të gjitha janë nën kontrollin e një grupi të njëjtë njerëzisht që akomodojnë, rregullojnë e vendosin për fatin e secilit prej nesh, tëndit, timin e të ish-ushtarëve të mbetur. E bëjnë këtë akomodim duke shtrirë autoritetin e tyre me njerëz që thirren si bërës të luftës, e me të tjerë që sillen rreth tyre, por assesi me njerëz si ato dy studentet e dalluara që nuk kanë se si të bëjnë ndryshe veçse të dorëzohen prapa një shenjtërimi të zaptuesve.
E pasi të kenë zaptuar çdo trup të jetës, të njëjtit thirren në demokraci e institucionalizim. Thirrjeve standarde të tyre se “drejtimi në institucione përkatëse është forma më e duhur e një vendi demokratik” njeriu nuk ka as se si t’i përgjigjet nga absurditeti. Si t’u drejtohen ushtarët e studentet gjykatave për drejtësi kur miku tjetër i Kamishit arrin që në mesin e 400 mijë lëndëve në gjykatë të procesojë të vetën për hiç më shumë se 12 ditë; dhe kjo lëndë në kërcënim të një gazetareje kosovare, e cila kishte vënë në dritë matrapazllëqet e tij me paranë publike. Si t’u drejtohen ushtarët e studentet policisë për siguri kur gjithë miqtë e “Kamishit” bëjnë mu atë polici, madje të njëjtit i dërgojnë “Kamishit” raportet policore mbi sasinë e suxhukut në një veturë vite më parë?! Si t’u drejtohen ushtarët e studentet ndërmarrjeve publike për punë kur Kamishat tjerë bëjnë rendin e udhëheqjen e tyre, punësimin e fëmijëve, grave, burrave, nënave, motrave, vëllezërve e kushërinjve në po këto ndërmarrje; të gjitha nën parullën “për këtë luftuam”?! Si të ngrenë zërin ushtarët e studentet në media publike kur të njëjtat heroizojnë kamishoizmin, turpërojnë “tendencat zvicerane për degradim figurash”, e mbysin mendimin e lirë?! Demokracia e drejtësia janë fjalë që kanë peshë e ngjyrë; ato bëjnë patriotizmin e vërtetë, vlerën e vetme për të cilën luftuam.
Dhe këtu unë s’kam se si të mos përmend deklaratën e ish-ministrit Limaj, i cili në daljen e parë publike pas përfundimit të gjykimit shprehu habi se si “djemtë dhe vajzat e Kosovës e shajnë shtetin e tyre” kur i njëjti i ka “vetëm 4 vjet”. E para, djemtë dhe vajzat e Kosovës nuk e shajnë asnjëherë shtetin, sharë për sharë i "shajnë" institucionet e tyre; përveç nëse z.Limaj e sheh veten si shtet. Por nëse e sheh veten si shtet atëherë ku na qenka kuptimi i demokracisë e vet shtetndërtimit? Për t’i rikujtuar z.Limajt esencën e patriotizmit e shtetndërtimit s’kam se si të mos i përdor fjalët e Mark Twain se “patriotizëm është atëherë kur ti mbështetë vendin gjithmonë, e qeverinë vetëm atëherë kur e meriton”. E dyta, djemtë e vajzat e reja e “shajnë” hajninë, korrupsionin, vrasjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë e lënien në harresë të ushtarëve XH., D. e A.; djemtë e vajzat e reja “shajnë” mosaftësinë e dy studenteve për të marrë atë çfarë e meritojnë; z. Limaj, djemtë e vajzat e reja nuk e “shajnë” shtetin, e “shajnë” zaptimin e shtetit. Dhe e treta, pasja e “vetëm 4 vjetëve” eksperiencë nuk është garanci se gjërat do të bëhen mirë; Shqipëria ka plot 100. Ne do nisim të bëjmë mirë vetëm atëherë kur të respektojmë të shkuarën e ndërtojmë të ardhmen. Do të respektojmë të shkuarën duke respektuar ushtarët Xh., D. e A., e do ndërtojmë të ardhmen kur u japim shans atyre dy studenteve; jo miqve tanë. Kjo është patriotizëm.
Për t’iu kthyer veturës “Opel” edhe një herë, mendoj se Kosova pas çlirimit nuk ka arritur të marrë veten mirë asnjëherë. Sikur na u prenë frenat e morëm prapë teposhtëzen; Kosova sikur është në marsh të mbrapshtë. Ëndrra e luftëtarëve të vërtetë është larg nga ajo çfarë ne sot e jetojmë. Ajo ëndërr nuk bën mjerimin e kosovarëve, as vjedhjen e Kosovës, të votës e të pasurisë së përbashkët. Ajo ëndërr nuk bën zënien e shtetit në emër të luftës, as mbytjen e ëndrrave të studenteve, të ushtarëve e të tjerëve. Kjo në të vërtetë as që është ëndërr, është një ankth nga i cili duhet të zgjohemi shpejt. E zgjimi nga ky ankth është patriotizmi më i madh për këtë vend. Për këtë ne kemi luftuar.

No comments:
Post a Comment