Letra nga limbo
KOHA DITORE, 2 DHJETOR 2011
Gati trembëdhjetë vite pas luftës, sfidat energjetikë të vendit vazhdojnë të mos marrin zgjidhje. Ofertat politike vazhdojnë të prolongojnë alternativat me interes nacional. Në vend te tyre vihen ato me pak kreativitet e shumë paqartësi
Derisa në Bruksel mundohemi të bëjmë marrëveshje mbi mosmarrëveshjet e lindura nga marrëveshjet e kaluara (paradoksale sa s’bëhet më), Serbia vazhdon me dinakëri por mençur mjaftë të na ironizojë politikën ashtu kështu modeste. Kjo jo për fajin e saj. Kur shoh kush bën politikën tonë të jashtme e kush bën të tyren, më hidhet poshtë çdo shpresë për mirëbërje. Përtej inatit që një i yni nuk mund tu “thyejë dhëmbët” një pale që ka vetëm turp e marre në historinë e saj të fundit, mllefi ndaj paaftësisë sonë për tu sillë dinjitoz s’ka fund. Edhe më i rëndë duket boshti për të cilin kërkojmë marrëveshje. Paramendoni, në fillim negociuam për refuzimet serbe, në vend se ato të ç’refuzoheshin si masa paradialoguese; më pas u morëm vesh për amortizimin e refuzimit serb, duke i shtyrë ata të mos sakrifikojnë asgjë përveç vet refuzimit; dhe në fund, pra dje e pardje, negociuam për refuzimin e pajtimit të refuzimit të parë. Në dukje të parë tingëllon rëndë, por është thjeshtë; i thonë politikë. Serbët në negociatat e fundit na dhanë një leksion të bukur se si bisedohet, si fitohen pikë, e si nuk humbet asgjë, pra si bëhet politikë. Në fund, një vend që bëri katër luftëra në pak vjet shpërblehet me Evropë. Viktimat merren si fëmijë që nuk din e nuk duhet të dinë më mirë. Na terruan.
Terrin e dialogut e bëmë vet. Në vend se të negociojmë për marrëdhënie bilaterale, të njëjta, të barabarta, pra reciproke, ne u futëm “si pa kry”. Në vend se të bisedojmë për energji, biseduam për diploma. Në vend se të bisedojmë për telekomunikacion (ku humbim miliona) ne biseduam për vula doganore (ku fitojmë miliona). Në vend se të kushtëzojmë reciprocitetin tregtar me çdo gjë që na bie në mend, madje deri tek njohja shtetërore, ne thyem qafë e hundë për të shtrënguar duar me të njëjtit që sot ndërtojnë barrikada. Pothuajse as edhe një dobi të vetme nuk nxorëm nga dialogu në Bruksel (përveç ekipeve që morën disa mëditje të këndshme e të bollshme). Dhe në gjithë këtë terr, njëri bëhet dhe më i zi; është ai i energjetikës.
Kosova dhe Serbia kanë një mal problemesh energjetike që duhet zgjidhur mes veti. Së pari, kontrolli i transmisionit në territorin e Kosovës, virtualisht nën ombrellën e KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike))është një çështje që vazhdon të mos mbetet teknikisht në duar tona, ani pse e njëjta na garantohet me çdo marrëveshje ndërkombëtare energjetike, përfshirë dhe Traktatin e Komitetit të Energjisë për Evropë Juglindore. EMS (Operatori i Transmisionit të Serbisë) thirret si pronar i aseteve transmetuese të Kosovës (interkoneksionet me Mal të Zi, Maqedoni e Shqipëri). Me modalitetet e deritanishme, çdo shtet që do të shesë energji në Kosovë duhet të marrë leje fillimisht nga operatori serb OMS. Së dyti, përderisa nuk kemi kontrollin në fjalë, sa herë që blejmë energji elektrike atë e paguajmë me TVSH-në (prej 19%) meqë Serbia na konsideron si pjesë integrale të shtetit të tyre; pra importin e energjisë drejt Kosovës e sheh si import të konsumatorëve të vet, dhe tregtarët e enerjgisë elektrike obligohen të paguajnë 19% në Serbi, vlerë e cila pastaj përfshihet në çmimin final që blenë Kosova. Përfaqësuesit e KOSTT dikur gjatë këtij viti kishin vlerësuar se vendi humb plot 5 milion euro në vit nga EMS, derisa 10 milionë të tjera humben nga pagesa më e lartë e çmimit. Gjithë këto anomali kanë bërë që çmimi i energjisë elektretike për Kosovën të jetë për 20% më i lartë se ai rajonal. Tema si këto nuk zunë asnjëherë vend në tavolinë diskutimesh. Ato është dashtë të paraprijnë të gjitha marrëveshjet suksesive. Është dashtë natyrshëm të bisedojmë aty ku humbim ne.
***
Tashmë dy-trembëdhjetë vite pas luftës, vendi vazhdon të mosngjasojë me një vend në zhvillim. Mungesat e vazhdueshme në furnizim me energji bëjnë terrin e Kosovës evropiane (ky një term i ri i futur në fjalorin qeverisës). Do të ishte i tepërt numërimi i barrierave ekonomike e financiare të prodhuara nga mosfurnizimi i rregullt. Në shtatë vitet e fundit, që kur ekonomia kosovare fillon të marrë hapat e para të mirëfilltë, energjia elektrike vazhdimisht ka qenë një nga barrierat kryesore e të bërit biznes. Madje, për bizneset prodhuese ajo pa dyshim ka shënuar majën e listës së pengesave. Ka qenë kështu meqë një ndërprerje sado e vogël e zinxhirit prodhues si rezultat i ndërprerjes me furnizim, ka dhënë dëme financiare të panevojshme e shpeshherë dhe të pa përballueshme për prodhuesit ashtu kështu të pakët kosovar. Shto kësaj dhe kostot shtesë të blerjes së gjeneratorëve dhe ke një fotografi të përafërt të disbalancit konkurrues të një kosovari me dikë rajonal. Për investitorët e huaj, një terr i tillë ka qenë thjesht një hap i frikshëm dhe domosdo refuzues.
Kërkesat e Kosovës për energji elektrike janë modeste. Vendi në pikun më të madh konsumues ka nevojë për rreth 1000 megavat në orë; gjatë verës jo më shumë se gjysmën e saj. Kapacitetet prodhuese janë dhe më modeste. Me Kosovën A që tashti shënon 50 vjet, me Kosovën B që vazhdon të mbijetojë falë hiper-investimeve, dhe me importin e kontraktuar nga vendet rajonale vendi arrin të mbulojë pak më shumë se 600 megavat. Thënë shkurt, problemi energjetik i Kosovës do zgjidhje afatgjate. Ai do prioritet. Prioriteti nuk do të thotë domosdo nguti e mos-analizë.
Ofertat politike të Kosovës në vazhdimësi kanë qenë të drejtuara nga promovues kryesisht të paguar majmë nga investitorët potencial e të cilët me shumë vullnet e pak rezon promovonin projekte absurde. Të njëjtit kërkonin shndërrimin e Kosovës në një superfuqi prodhuese, ani pse asnjëri nuk mërzitej për kostot e shpronësimit, kostot e ambientit, apo dhe kostot e shndërrimit të tokës bujqësore në tokë linjiti (të cilat, të gjitha tejkalonin benefitet). Për më tepër, si për ti dhënë vulë absurditetit energjetik të Kosovës, promovuesit e shtytësit politik të asaj kohe, garantonin shitjen e linjitit për plot dyzet vite – një praktikë kjo e paparë në Evropë; taman sa për të shterur gjithë rezervat thëngjillore të Kosovës. Në këmbim të gjithë këtyre favoreve, vendi merrte jo më shumë se çmime enorme të energjisë për konsumatorët kosovar dhe një tantiemë (taksë e shfrytëzimit të pasurisë natyrore) ultra modeste, në proporcion 0.25 me 100. Pra për çdo 100 euro të prodhuara nga thëngjilli i Kosovës, buxheti i shtetit do merrte hiq më shumë se 25 centë. Fatmirësisht, projekti Kosova C 2100 morri fund. Në vend të tij erdh i riu, madje kryeministri i tanishëm sa për të përvetësuar gjithë projektin e emërtoj si Kosova e Re. Megavatët e planifikuar u reduktuan dukshëm jo prej politikës sonë (e cila për një kohë vazhdonte të ishte e njëjtë) por pas rënies së përkrahjes ndërkombëtare (kryesisht Bankës Botërore) për projekte të mbështetura në thëngjill. Sot, energjetika në vend nuk duhet të shihet si forcë ekonomike, por si fascilitator i zhvillimeve ekonomike. Kostoja e shndërrimit të Kosovës në fuqi energjetike shumëkalojnë përfitimet eventuale. Një ambient i sigurt furnizues në anën tjetër garanton stabilitet investues jo vetëm për bizneset vendore por për çdo potencial të huaj investues.
Sot projekti i Kosovës së Re vazhdon të bëjë korridoret qeveritare. Modalitetet e propozuara, siç është argumentuar shpeshherë gjer më tani, shpijnë drejt një monopoli të pakuptimtë. Pakoja e re planifikon ti japë investitorit të ri dhe Kosovën B duke mbytur kështu një herë e mirë konkurrencën në sektorin gjenerues. Dhe mu këtu qëndron vërejtja kryesore ndaj filozofisë kinse të tregut që Qeveria mendon se po mbjell në vend. Një privatizim pa liberalizim është mu e kundërta e filozofisë së tregut të lirë. Monopoli nuk ofron liri, ofron mbyllje, pra anti-liri. Në vend të mbylljes së tregut një koncept liberal do të rriste konkurrencën në prodhim duke ndarë termocentralet në të paktën dy investitorë për secilin termocentral (me shpresë se Kosova A do të mbyllej sa më shpejtë), duke nxitë investime në hidrocentrale, energji të erës e solare. Të gjithë gjeneruesit më pas do të prodhonin e shisnin energji në bazë të tarifave të përcaktuara nga rregullatori i energjisë. Natyrshëm, tarifat energjetike do të përcaktoheshin në bazë të kostove të prodhimit. Tashti, nëse tarifa e vendosur në thëngjill, tejkalon çmimin e arsyeshëm në rajon, do të ishte e udhës që o të mosprodhohet termo-energji, o të hesapohet më mirë kostoja e prodhimit (dhe me këtë të reduktohet tarifa).
Në të gjitha rastet, edhe më e udhës do të ishte ndërtimi i një koncepti të qartë energjetik për Kosovën. I njëjti nuk ka ardhur asnjëherë. Vendi as edhe për një rast të vetëm nuk ka llogaritur idenë e integrimit energjetik të Kosovës me Shqipëri. Ndonëse investimet në largpërçues tashmë kanë filluar, funksionalizimi nën një ombrellë transmetuese do të lehtësonte dukshëm këmbimin energjetik në mes vendeve. Kujtoni çfarë përparësie në sinergji do të krijonin dy shtetet sikur oferta e tepërt në Shqipëri gjatë dimrit (nga hidro-energjia) do mund të kompensohej me ofertën e tepërt të Kosovës gjatë verës (nga termo-energjia). Edhe më pak kemi llogaritur alternativat energjetike, ato të hidrove e të erës. Përveç gjithë kësaj, pjesa më e madhe e konsumit energjetik në vend shkon për ngrohje. Zgjidhja e problemit të ngrohjes do të reduktonte dukshëm kërkesën për energji, dhe me këtë dhe nevojën për hiper-termocentrale që domosdo rrisin koston e energjisë elektrike.
***
Mbi të gjitha, problemet energjetike të Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë në gjenerim, por në distribuim. Është shpërndarja ajo që na humbë plot 37% të energjisë elektrike. Pothuajse çdo fitim që krijohej në gjenerim humbej e asgjësohej në distribuim. Qartazi, eliminimi i anomalive vjedhëse të energjisë elektrike do të reduktonte dhe konsumin. Kosovarët domosdo do të shfrytëzonin energjinë shumëherë më pak po të faturoheshin për gjithë shumën që konsumojnë.
Këtë javë, Qeveria e vendit,pas një procesi të gjatë këshillues bëri thirrjen e parë publike drejt privatizimit të distribucionit dhe furnizimit. Komiteti për privatizimin e KEDS-it kishte bërë gati pakon tenderuese për kompanitë si Elsewedy, Limak, Taib Bank dhe Calik, kompani këto të parakualifikuara. Procesi megjithatë ishte larg të së mirës. Reagimi i një pjese të shoqërisë civile ishte plotësisht me vend. Së pari, as edhe fija më e vogël e transparencës gjatë shqyrtimeve të modaliteteve nuk u pa. Takimet e bëra kinse me shoqërinë civile ishin sa për sy e faqe, madje kjo e fundit kishte bojkotuar takimin e fundit meqë nuk kishte rastin të shtronte qëndrimet e veta. Nuk kuptoj pse ftohet dikush që nuk ka të drejtë dhënie mendimi?! Së dyti, as edhe një informatë mbi mënyrën e trajtimit të humbjeve nuk u dha, e edhe më pak, vet plani afarist i kompanisë së re nuk u bë publik asnjëherë. Së treti, shitja e distribucionit bashkë me furnizimin tek një kompani e vetme është një praktikë e rrallë. Kujtoni se në një treg konkurrues Kosova do të duhej të kishte mundësinë e zgjidhjes së furnizuesve. Po i dhamë furnizuesit dhe distribucionin (që është monopol natyror) atëherë kemi humbë çdo gjasë që nesër do të kemi konkurrencë në shitje (pra furnizim) të energjisë elektrike. Së katërti, të katër kompanitë e kualifikuara kanë zero eksperiencë në energjetikë dhe distribuim. Çfarë investitorë po i sjellim Kosovës? Së pesti, po aq e paqartë mbetet dhe trajtimi i borxheve që mbërrin në plot 400 milion euro. Dhe në fund, edhe më pak e qartë bëhet llogaritja e çmimit përfundimtar të energjisë që kosovarët do të paguajnë pas një transformimi pronësor.
Nuk them se vendi nuk duhet të privatizojë. Humbjet prej 40% në shpërndarje janë tregues i bollshëm se sa pasive dhe parazitare është prona publike. Megjithatë, para se të shesim pasuri tek tyxharët orientalë, e që lidhen vetëm me interesa të grupeve politike në Kosovë, them se duhet të ndërtojmë dokumente analitike ku prodhohen kostot dhe benefitet e çdo ecje tonë. Vetëm pasi të kemi peshuar mirë alternativat tona them se duhet vendosur se si, sa e kur shesim. Ngutia dhe paqartësia jonë lë vend për shumë dyshime e paqartësi.
2 comments:
Përshëndetni të gjithë,
Emri im është zoti Rugare Sim. Unë jetoj në Holandë dhe unë jam një njeri i lumtur sot? dhe i thashë veten time se çdo huadhënës që të shpëtuar mua dhe familjen time nga situatën tonë të varfër, unë do të referohen çdo person që është në kërkim për kredi të tij, ai i dha lumturi për mua dhe familjen time, i ishte në nevojë për një kredi prej € 300,000.00 për të filluar jetën time të gjithë si unë jam një atë të vetëm me dy fëmijët e takova këtë huadhënës ndershëm dhe Perëndinë nga frika kredisë njeri që më ka ndihmuar me një kredi prej 300,000.00 €, ai është një njeri frikë Perëndinë, nëse ju jeni në nevojë për kredi dhe ju do të paguani përsëri kredi, ju lutem kontaktoni ta tregojë atij se (z, Rugare Sim) ju i referohen atij. Kontaktoni Z. Mohamed anim përmes emailit: (arabloanfirmserves@gmail.com)
FORMA E INFORMACIONIT TË APLIKIMIT TË KREDISË
Emri ......
Emri i mesëm .....
2) Gjinia: .........
3) Shuma e kredisë e nevojshme: .........
4) Kredi Duration: .........
5) Vendi: .........
6) Adresa Kryesore: .........
7) Numri i celularit: .........
8) Adresa elektronike ..........
9) Të ardhurat mujore: .....................
10) Profesioni: ...........................
11) të cilat ju bënë këtu aboutus faqe .....................
Faleminderit dhe Best Regards.
email arabloanfirmserves@gmail.com
Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri me la sepse isha i shpejtuar dhe e kam luftuar disa here per shkak te pasigurive duke mos e pare asnjehere afer zonje. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
Post a Comment