Reciprociteti i propozuar nga Qeveria është gjithçka tjetër veçse reciprocitet. Është më tepër një klithmë e një vendi që tregohet i pafuqishëm. I njëjti akt ngjanë më tepër në tendencë për të mbuluar hendekun buxhetor se sa në një masë që synon reciprocitetin
“Ka me, ka thee” është një proverb i vjetër në dialektin Suffolkian të shekullit XVI që në esencë shpreh idenë se një e mirë meriton kthim të mirë dhe rrjedhimisht një e ligë meriton dozë të njëjtë ligësie. Shprehje të njëjta ka në çdo kulturë, komb e religjion. Anglo-amerikanët kanë thënien “më kruaj shpinën të kruaj tënden”, meksikanët e kanë “më gudulis, të gudulis”, afrikano jugorët e kanë “zjarr jep, zjarr të jap”, hebrenjtë në Talmud kanë “middah k'neged middah” apo “masë për masë”, Kurani e thotë “jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb e plagë për plagë ”, derisa Bibla “bë çfarë të bëjnë”. Janë të gjitha këto shprehje të idesë së reciprocitetit i mbështetur mbarësisht në kohë të ndryshme nga ide të ndryshme. Jo se këta popuj, këto fe e këto kultura kanë qenë destruktive e qëllimkëqija, por se principi i tyre mbështeste logjikën se ndaj presionit të njëtrajtshëm palët eventualisht bien në një situatë kur trajtojnë njëri tjetrin me korrektësi gjithnjë e më optimale.
Në kohët e vjetra të fiseve mongole, plaçkitja ishte bërë akt i zakonshëm në mes të tregti-bërësve. Frika nga plaçkitje vinte këmbimin në zhdukje. Të gjendur para një kolapsi epik e shkatërrues për dy anët, fiset filluan të ri-dizajnojnë mënyrën e këmbimit. Ato filluan të vendosen në brigje të largëta nga njëri tjetri nga ku njëra palë bënte hapin e parë duke dërguar ca të mira në mes. Pala tjetër sillte me vete të mirat e veta e merrte ato tjerat; dhe kështu me radhë deri sa të dy akterët shprehnin satisfakcion dhe ndanin rrugët. Me kalimin e kohës, me shtimin e besimit e bashkimin e interesave, kuantiteti i produkteve të shkëmbyera rritej ndërsa largësia e fiseve zvogëlohej, për të përfunduar dikur në një pazar tipik si të sodit ku këmbimi s’kishte më kufij.
Këtë javë kosovarët mësuan një shprehje të re nga Qeveria mbi reciprocitetin. Ky reciprocitet i ri nënkupton marrjen e ngurtësimit të plotë e dhënien e një klithme. Klithmë më duket ideja e propozuar për kinse reciprocitet ndaj produkteve të Serbisë, Bosnjës dhe Moldavisë, vende këto që nëpër vite kanë ndalë çdo tendencë të bizneseve nga Kosova për të eksportuar apo kaluar transit nëpër tregjet e tyre. Ndonëse dua të përkrah idenë e re të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vënien e një takse doganore mbi produktet e bllokuesve, nuk kam se si të shpreh dëshpërimin ndaj aftësisë tonë për të vepruar me fuqi të mirëfilltë reciprociteti.
Thënë të drejtën, dëshpërim të plotë duhet shprehë në të tre nivelet e konsumimit të produkteve të tilla në vendin tim. Jo se kam ndjenja nacionaliste, jo se s’duhet bërë tregti plotësisht të lirë me të gjitha vendet, por se reciprociteti në periudhë afatgjate, unë argumentoj, shtynë vendet të vijnë në një ekuilibër optimal për të gjithë, në një liberalizëm tregtar të mirëfilltë. Dëshpërimi i parë më buron nga ndjenja e indiferencës së kosovarëve në këtë drejtim. Ne nuk pamë asnjëherë të udhës që nëpërmjet uljes së konsumit tonë të dënojmë ata që na dënojnë. Dukemi patriotë e atdhedashës në këngë, valle e britma në publik por ja që asnjëherë nuk ditëm ti sillemi mirëfilli si të tillë. Hallka e dytë dëshpëruese u adresohet gjithë bizneseve që importojnë produkte të tilla pa fije turpi. Mundohem të kuptoj nevojën e tyre për profit, por nëse hebrenjtë ende ndihen të rezervuar ndaj vozitjes së Mercedesit pse bash ne duhet të jemi promotorë të një konsumi të tillë, sidomos kur jemi të fyer e bllokuar nga të njëjtit. Dëshpërimi i fundit dhe më i plotë më vihet ndaj institucioneve tona të cilat pa asnjë arsye të vetme nëpër vite nuk arritën të sillen të denja për të forcuar legjitimitetin, fuqinë dhe dinjitetin e një shteti. Filluam me akuza ndaj UNMIK-ut e harruam se ku duhet të përfundojmë. Sot kur çdo e drejtë morale e garantuar me shtet-pasje dhe çdo e drejtë ligjore e garantuar me CEFTA mbeten të pashfrytëzuara, vendi ynë vazhdon të jetë inferior e i urtë, si një të mallkuar që mund ta rrah kush do. Besoj se meritojmë më mirë.
Le ta kemi të qartë idenë e reciprocitetit. Thelbi i thirrjeve të tilla ndërtohet mbi bazën e bllokimit të plotë, kur Serbia dhe Bosnja do të humbnin pak mbi 400 milion euro vlerë vjetore (formale). Humbje si këto do të derivonin kërkesa nga vet bizneset serbe dhe boshnjake ndaj qeverive të tyre respektive për të rihapë kufijtë. Nën presionin e bizneseve vendase, qeveritë bllokuese do të ishin pa alternativa tjera veçse liberalizmit të plotë. Në fund të fundit këto vende to të trishtoheshin vetëm nga ideja e humbjes së qindra milionëve; në një rast më ekstrem hapja do të vinte brenda disa javëve.
Tash le ta kemi të qartë planin Qeveritar. Masat e propozuara nga Qeveria, e që ngjyrosen padrejtësisht si masa reciprociteti nënkuptojnë vënien e një takse doganore 10% mbi produktet buruese nga këto vende, gjithmonë me qëllim të bartjes së presionit në vendet bllokuese. E para, Serbia dhe Bosnja as që lejojnë kalimin e produkteve tona nëpër rrugët e tyre. Nëse ne në shenjë “reciprociteti” paskemi vendosur të vëmë një taksë doganore atëherë si mund të prodhojmë barazi trajtuese?! E vërteta e hidhur është se një taksë e tillë do të ketë shumë pak efekt në tregtinë e Serbisë dhe Bosnjës ndaj Kosovës. Kjo meqë importi i produkteve serbe dhe boshnjake bëhet kryesisht nga biznese kosovare. Një taksë e tillë vetëm se do të rëndojë bizneset e Kosovës, e të cilat më pas do të ngrinin çmimet për të kompensuar këtë humbje. Rrjedhimisht ngritja e çmimit do të bartet tek konsumatorët final, e që s’janë kush tjetër veçse kosovarët. Produktet serbe dhe boshnjake do të bëhen më të shtrenjta në Kosovë, por ky fak nuk do të ndalë konsumin e tyre në periudhë afatshkurta. Mos-ndalja e konsumit të tyre nuk prodhon asnjë presion në Serbi e Bosnje.
E vërtetë se bllokimi reciprok eventual mund dhe të rrisë çmimet tona, mund dhe të lë ofertë të mangët në disa produkte bazike dhe kështu të dënojë prapë kosovarët me kosto më të lartë jetese, por të paktën në një skenario të tillë kostoja jonë do të shoqërohej me një kosto enorme monetare në Serbi dhe Bosnje, të cilat nuk kanë se si të kalojnë të pavërejtura dhe të pa-adresuara. Adresimi i tyre do ti shtynte palët të gjejnë zgjidhje, si ato fiset mongole kur menduan për ri-dizajnim tregtar. Do ti ulte palët si të barabarta në tavolinë e do të jepte rezultate të barabarta për të gjithë, ato çfarë neve na takon e se marrim sot dot.
Vënia e një takse, për mendimin tim, është më tepër mjet i mbushjes së hendekut buxhetor që po na mbetët i zbrazët nga hipershpenzimet se sa masë reciprociteti. Jo se duhet pasur hezitim në këtë drejtim, por them se duhet shkuar dhe më tej, deri në bllokim të plotë. E nëse Qeveria bash ka qejf të na testojë inteligjencën, le ta bëjë të paktën me stil e jo me përdhunim intelektual si kjo e reciprocitetit të gjysmuar. Të marrësh bllokim total e të japësh taksë që në fund bën ngritje të çmimeve e asgjë tjetër është më së paku reciprocitet. Ndoshta dhe kaq mundemi, ndoshta dhe kaq dimë, ndoshta ne dhe kaq jemi shtet.
KOHA DITORE, 27 MAJ 2011
LETRA NGA LIMBO
1 comment:
Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Dashuroni magjitë lidhëse.
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni ish-dashnorin
8.) Ju dëshironi të promovoheni.
9) magjitë e fitimit të lotarisë
10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
WhatsApp: +2348155926512
Post a Comment