Friday, 29 April 2011

KOHA E NDRYSHIMEVE PËR BANKAT

Lumir Abdixhiku dhe Uk Lushi

Në Kosovë sektori bankar, një ndër komponentët më kyç për zhvillim ekonomik, ka nevojë të ngutshme të reformohet thellësisht. Ekonomia e Kosovës nuk do të fillojë të zhvillohet pa u ndryshuar sistemi bankar.

I krijuar tërësisht i ri pas luftës, sektori bankar në Kosovë fillimisht u ballafaqua me ankthin më të frikshëm për bankat: besimin e lëkundur. I mbështetur kryesisht nga kapitali i jashtëm dhe nën drejtimin e administratorëve të huaj, sektori i ri bankar arriti të lindte foshnje e shëndoshë. Të përballura me hezitim të klientëve për të deponuar paratë, bankat nuk u ndalën asnjëherë; në të vërtetë, ato vazhduan pa asnjë ngurrim depërtimin në një treg financiar të virgjër dhe pa konkurrencë. Kërkesa për mjete financiare në Kosovë, një vend i shkatërruar nga lufta që duhej të rimëkëmbej dhe rindërtohej, krahasuar me ofertën e pakët kreditore, ishte jashtëzakonisht e madhe. Në Kosovë u nis të ndërtohej një sistem solid, u kthye besimi dhe për bankat u vendosën kritere të kënaqshme të operimit korporativ. Në ndërkohë, bankat u bënë institucione të respektuara dhe ëndërr e shumë të rinjve që dëshirojnë të bëjnë karrierë në financë. Sot, një dekadë më vonë, pronarët dhe drejtuesit e bankave në Kosovë shprehen me mburrje mbi qëndrueshmërinë dhe profitet e sipërmarrjeve të tyre. Kjo po se po mbresëlënëse; natyrisht po të shikohet prej prapa gjyzlykëve të njerëzve nga brenda bankave.

Por ja që përjashta bankave realiteti është ndryshe. Për njëmbëdhjetë vite klientët paguajnë tagra të larta për çdo shërbim, ndërkaq që bizneset përjetojnë financimin e tyre si një ndër barrierat të cilat i pengojnë ato në rrugën e rritjes dhe zgjerimit të tregut. Shpesh normat e interesit që klientët u paguajnë bankave janë më të larta se marzha e fitimit që ata mund të realizojë duke investuar kredinë. Në anën tjetër, normat për depozita janë shumë të ulëta dhe tendenca që ato të investohen në bankat amë ose në Evropën Perëndimore është duke u bërë gjithnjë e më e theksuar.  Edhe pse më shumë se një dekadë në Kosovë, shumë banka udhëhiqen nga menaxherë të jashtëm, çfarë do të thotë që ato ose nuk kanë investuar në kuadrin vendor ose dëshirojnë të mbajnë “kontrollin” në duar të besuara. Kjo gjendje tregon që relacioni i kënaqshmërisë midis bankave dhe klientëve është jashtë terezisë.

Bankat në Kosovë janë duke kaluar një periudhë ekspansive. Stabiliteti i tyre është i garantuar nga sjellja e klientëve dhe përgjegjësve të shtetit përballë bankave. Të rikujtojmë që këtë vit depozitat kanë arritur në 1.8 miliardë euro, duke shënuar kështu një rritje prej rreth 15% në krahasim me vitin e kaluar. Ky shtim prej 15% demonstron që bankat kanë besimin e qytetarëve dhe madje arrijnë, që, në kohën e një krize globale financiaro-ekonomike aktuale, të kenë edhe rritje organike, të cilën do ta kishin xhelozi shumë banka të botës.

Suksesi i bankave në vendin tonë nuk do të duhej të ishte aspak befasues. Ato kanë zgjedhur formën më të sigurt të të bërit biznes: bankingun tradicional dhe me rrezik minimal. Bankat në Kosovë japin kredi- pak a shumë- aq sa marrin depozita, ndërsa, marzha neto e interesit të tyre (NIM), përndryshe matësi kryesor i profitabilitetit, është spektakularisht i lartë. Për kredi bankat kërkojnë 14.4% interes, e për depozita ofrojnë hiç më shumë se 4%. Arsyetimet e bankave që Kosova bartë shumë risk janë bërë tashmë bajate. Nëse situata nuk ndryshon dhe mbetet kështu- Kosova është parajsë e bankave, por tmerr i shumë konsumatorëve dhe bizneseve.

E saktë që të bërit biznes në Kosovë është me plot risk; nuk ka vend në botë që është i pa risk. Sipas Bankës Botërore në listën e krijimit të ambientit biznesor vetëm Venezuela dhe Afganistani mbrojnë investitorët më pak se Kosova dhe rrafsh 173 shtete të botës janë të ranguara përmbi vendin tonë. Ose le të përkujtojmë realitetet e zymta që Kosova nuk ka regjistrim kadastral,  rastet e gjyqësorit marrin kohë për t’u mbyllur, nuk ka klasifikim kreditor etj.

Por, investimi i bankave në Kosovë janë kryesisht paratë e depozituesve, jo të investitorëve. Për më tepër, kur analizohen raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila është roja dhe kujdestari i sistemit bankar, vërehet qartë se me numra diçka nuk shkon. Bankat tona japin kredi vetëm sa një e treta e Bruto Produktit Vendor. Një vend i vockël si Mali i Zi jep dy herë më shumë. Konservatizmi i tillë kreditor është mbytje e potencialit të  ekonomisë dhe ngritjes së kapitalit financiar për bizneset; është ligji më bazik ekonomik, ku, përkundër një kërkese të lartë e të bollshme, oferta nuk lëviz te ekuilibri ku do ta takojë kërkesa. Nëse diçka lypset shumë e ipet pak, çmimi për atë pak është domosdoshmërisht i lartë. Në këtë ngërç kreditor,  befasuese është edhe lartësia e kthimit të kapitalit të investuar,  i cili në rastin e bankave të Kosovës arrin në 16%, pra është më i larti në rajon dhe- sa për ilustrim - pothuajse dy herë më i madh se në Shqipëri. Të lë me gojë hapur mburoja e arsyetimit të bankave për interesat e larta- kthimi jo i sigurt i mjeteve; ndërkaq që Kosova prin për së mbari me kreditë më të ulëta të këqija në rajon dhe më gjerë: vetëm 4.5%. Me 2010 kreditë e këqija në Shqipëri ishin 14%,  në Serbi 17%, Maqedoni 9%, e në Bosnje 10%. Shkurt e trup, i gjithë Ballkani paraqet risk më të lartë kreditor, por ja që gjithandej gadishullit normat e interesit janë shumë më të ulëta se në Kosovë.

Sido që të jetë, fenomeni më alarmant është fakti që gati 90% e depozitave të gjithmbarshme në Kosovë janë të përqendruara në vetëm katër institucione financiare. Kjo e vërtetë, kur bëhet bashkë me çfarë u shkrua deri më tash, shndërrohet në konditë  të mjaftueshme për të prodhuar një sjellje oligopolistike të koordinuar të sektorit bankar në Kosovë. Supozimi për sjellje oligopolistike rrjedh nga ngurtësia e normave të interesit nëpër vite, përkundër faktit që Kosova ka bërë progres real në shkurtimin e riskut.

Babai i shkencës së ekonomisë Adam Smith paralajmëronte me 1776: “Njerëzit e të njëjtit zanat takohen rrallë, qoftë për gazmend qoftë për argëtim, por muhabeti përfundon në komplot kundër publikut, ose në një sajim për të ngritur çmimet.” Fjalët e Smith-it mund të kundrohen si një ekzagjerim, porse koordinimi potencial oligopolist mund të jetë edhe i heshtur. Pjesëmarrësit në një sektor që bie pre e oligopolistëve shmangin konkurrencën, i vendosin çmimet në nivele të fryra dhe ndajnë tregun edhe pa marrëveshje eksplicite. Kompanitë që angazhohen në kësi lloj strategjie  përmbahen nga përdorimi i çmimeve si mjet konkurrues duke caktuar çmime të njëjta përmbi çmimin optimal, i cili do të përcaktohej nga tregu i lirë dhe konkurrenca fer.

Sjellja oligopoliste është e dëmshme për të gjithë, përveç oligopolistëve. Ajo është ilegale dhe do të duhej të ndalohej me çdo kusht. Janë mekanizmat shtetëror, rregullativ dhe shoqëror ata që duhet të mbikëqyrin, përcjellin, hetojnë dhe ndjekin penalisht sjelljet e subjekteve në çdo sektor të ekonomisë në përgjithësi dhe në sektorin bankar në veçanti; mirëpo, i koordinuar apo jo, duhet thënë hapur, ngurtësimi i normave të interesit është i papranueshëm dhe Kosova nuk ka kohë të presë më gjatë.

Klientët individualë dhe sidomos bizneset  kanë nevojë për kapital me kosto që e përcakton tregu i lirë. Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë që, pavarësisht sa prioritete tjera mund të ketë, pa një sistem bankar të lirë dhe konkurrent ekonomia nuk do të rritet dhe zhvillohet. Republika e Kosovës nevojit  konkurrencë më të madhe në sektorin bankar. Ndërsa nevoja është e menjëhershme që në tregun bankar vendor të hyjnë konkurrentë të rinj, shteti dhe qytetarët e Kosovës i kanë nëpër bankat e botës mbi 1 miliard euro. Konkurrenca mund të mbështetet dhe nxitet duke përdorur një pjesë të parave që janë jashtë për të krijuar një bankë për zhvillim, një bankë agrare, një bankë postare dhe duke lejuar formimin e unioneve kreditore si dhe duke tërhequr më shumë banka ndërkombëtare.

Për t’u materializuar ndryshimet urgjente në sektorin bankar janë të domosdoshme ngritja e zërit të konsumatorëve, bizneseve, mediave, Bankës Qendrore e Komisionit të Konkurrencës; angazhimi i plotë i të gjitha bankave si dhe përfshirja serioze e qeverisë. Reflektorët e vëmendjes duhet të drejtohen mbi bankat dhe të mos lëvizin nga aty deri në rregullimin përfundimtar të gjendjes. Përndryshe rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe standardit të jetës do të mbeten vetëm fjalë.

KOHA DITORE, 29 PRILL 2011

15 comments:

GLOBAL FINANCE said...

Keni nevojë për financim?
Ju po kërkoni financim për të promovuar kompaninë tuaj,
Një projekt ose për arsye të tjera. Ne ofrojmë kredi
Nga 2000 në 50,000,000 € me një përqindje prej 3% në të gjithë rajonin, si më poshtë:
* Financiar
* Kredi për shtëpi
* Kredi për veturë
* Konsolidimi i borxhit
* Linja e kredisë
* Hipoteka e dytë
* Blerja e kredisë
* Kredi personale

Për më shumë informacion, na kontaktoni
Email: uwifrance1@gmail.com
Whatsapp: +33 7 73 47 41 84
Përshëndetje

Derek Douglas said...

Përshëndetje

Unë jam një huadhënës privat. Keni nevojë për një kredi legjitime, të ndershme, serioze dhe të shpejtë? Unë mund t'ju ndihmoj me kredi 100% garanci, unë ofroj kredi biznesi dhe personal me 3%, ne ju ndihmojmë me të gjitha llojet e kredive. Për më shumë informacion na kontaktoni në: easyloanfirm2020@gmail.com


Numri Whatsapp: +18582644849
Na dërgoni me email: easyloanfirm2020@gmail.com

Përshëndetje
Z. Derek Douglas
easyloanfirm2020@gmail.com

Derek Douglas said...

Përshëndetje

Unë jam një huadhënës privat. Keni nevojë për një kredi legjitime, të ndershme, serioze dhe të shpejtë? Unë mund t'ju ndihmoj me kredi 100% garanci, unë ofroj kredi biznesi dhe personal me 3%, ne ju ndihmojmë me të gjitha llojet e kredive. Për më shumë informacion na kontaktoni në: easyloanfirm2020@gmail.com


Numri Whatsapp: +18582644849
Na dërgoni me email: easyloanfirm2020@gmail.com

Përshëndetje
Z. Derek Douglas
easyloanfirm2020@gmail.com

LANLAZAR MARCUS said...

Përshëndetje,

A keni nevojë për një kredi urgjente për të zgjidhur nevojat tuaja financiare? Ne ofrojmë kredi që variojnë nga 2.000,00 deri në 100,000,000.00, jemi të besueshëm, të fuqishëm, të shpejtë dhe dinamikë, pa kontroll kredie dhe ofron një garanci 100% kredi të huaja gjatë periudhës së këtij transferimi.

Ne gjithashtu kemi lëshuar një kredi të gjithë monedhën me 3% norma të interesit për të gjitha kreditë .... Nëse jeni të interesuar kthehuni tek ne përmes adresës së emailit të kompanisë

Kjo email: Ju lutemi na riktheheni, nëse jeni të interesuar, përmes: zekoceanfinance1@gmail.com
zekoceanfinance@gmail.com



Të fala,

Z. Lanlazar Marcus

zekoceanfinance@gmail.com
zekoceanfinance1@gmail.com

Catherine Cole said...

diten e mire,

Nëse jeni burrë biznesi apo grua? Nëse jeni në ndonjë stres financiar ose keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për hua për hua të borxhit ose për të paguar faturat? A keni një rezultat të ulët kredie dhe e keni të vështirë të merrni një kredi nga bankat vendore dhe institucionet e tjera financiare?

A keni nevojë për një kredi apo financë siç janë:

a) kredi personale
b) arsimimi,
c) Konsolidimi i borxhit,
d) zgjerimi,
e) etj

Ne u ofrojmë kredi individëve, firmave dhe organeve bashkëpunuese me 3% normë interesi për çdo vit, Shuma minimale që mund të huazoni është 2,000.00 euro deri në Maksimumin prej 50 Milion Euro. Ju lutemi nëse jeni të interesuar na kontaktoni me informacionin e-mail më poshtë.

KONTAKTONI TANI: info.trustfirm2012@gmail.com
EMRI: Zonja Catherine Cole



Kredi e shpejtë dhe e lehtë në dispozicion

Catherine Cole said...

diten e mire,

Nëse jeni burrë biznesi apo grua? Nëse jeni në ndonjë stres financiar ose keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për hua për hua të borxhit ose për të paguar faturat? A keni një rezultat të ulët kredie dhe e keni të vështirë të merrni një kredi nga bankat vendore dhe institucionet e tjera financiare?

A keni nevojë për një kredi apo financë siç janë:

a) kredi personale
b) arsimimi,
c) Konsolidimi i borxhit,
d) zgjerimi,
e) etj

Ne u ofrojmë kredi individëve, firmave dhe organeve bashkëpunuese me 3% normë interesi për çdo vit, Shuma minimale që mund të huazoni është 2,000.00 euro deri në Maksimumin prej 50 Milion Euro. Ju lutemi nëse jeni të interesuar na kontaktoni me informacionin e-mail më poshtë.

KONTAKTONI TANI: info.trustfirm2012@gmail.com
EMRI: Zonja Catherine Cole



Kredi e shpejtë dhe e lehtë në dispozicion

Max Bent said...

Keni nevojë për një kredi urgjente për të pastruar borxhet tuaja ose keni nevojë për një kredi kapitali për të përmirësuar biznesin tuaj? A jeni refuzuar nga bankat dhe agjensitë e tjera financiare? Keni nevojë për një konsolidim kredie ose hipotekë? Mos kërkoni më, pasi jemi këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një të kaluarën. Kontaktoni me email:

oceanfmortgages@gmail.com
oceanfmortgages@gmail.com

Kjo është Hipoteka e Financave të Oqeanit. Ne ofrojmë kredi për ata që janë të interesuar në një normë të arsyeshme interesi prej 2%. Gama sillet nga 5,000.00 Euro deri në maksimum 100,000,000.00 Euro.

finance said...

Ne ofrojmë kredi të menjëhershme nga 1.000 deri në 20,000,000 secila sasi e zgjedhjes suaj dhe 2 deri në 4 orë shërbim TRANSACIONI I SUKSESUAR ME 3% INTERESE P FORR BIZNES DHE NJERZ PRIVAT
OBJEKTIVAT JANE TANI ZBATUAR NGA MESAZHI EMAIL:
finance.micro1@gmail.com

KUJDESI DHE Kthimi

Mbiemri:
Shuma e kredisë:
Duration:
seksi:
Vendi:
Goal:
Numri i celularit:

Përgjigja juaj duhet të ndërtohet

finance said...

Ne ofrojmë kredi të menjëhershme nga 1.000 deri në 20,000,000 secila sasi e zgjedhjes suaj dhe 2 deri në 4 orë shërbim TRANSACIONI I SUKSESUAR ME 3% INTERESE P FORR BIZNES DHE NJERZ PRIVAT
OBJEKTIVAT JANE TANI ZBATUAR NGA MESAZHI EMAIL:
finance.micro1@gmail.com

KUJDESI DHE Kthimi

Mbiemri:
Shuma e kredisë:
Duration:
seksi:
Vendi:
Goal:
Numri i celularit:

Përgjigja juaj duhet të ndërtohet

Eliza Rivera said...

Hello; I'm Eliza Rivera, I'm a loan officer and I represent the Financial Market Service. Are you in need of financial support for any reasons? If your answer is yes, Feel free to contact my firm today for more details about my loan program; contact us via email
( financialmarketservice@gmail.com ).

You may ask why us? Now I need you to know that Our Online Capital program is unlike anything else. Here is just a bit of what makes our working capital program different.

-QUICK APPLICATION PROCESS
-FUNDING AS SOON AS 24 HOURS
-GET UP TO €500,000
-AUTOMATED PAYMENTS
-NO COLLATERAL REQUIRED
-AND MOST IMPORTANTLY, NO HIDDEN CHARGES 
-AND THE GOOD NEWS IS DESPITE THE PANDEMIC OUR FAST SERVICE LOAN   OFFER STILL STANDS.


We understand unexpected financial events happen, and we're here to help.
Whether you want to consolidate debt, pay unexpected medical expenses, start up a business or just want to go on a family vacation, whatever your reasons are, we understand.
Our goal at Financial Market Service is to provide access to personal loans, business loan and mortgage loan at an affordable interest rates of 2%, in a timely manner,
Contact us today for complete details via Email

financialmarketservice@gmail.com  

Sincerely

Loan Offer. said...

Keni nevojë për një kredi urgjente? ne ofrojmë kredi me 2%, ne ofrojmë kredi për konsolidimin e borxhit, kredi biznesi, kredi private, kredi për vetura, kredi hoteliere, kredi studentore, kredi personale Kredi të rifinancimit të shtëpisë, për më shumë detaje E-mail: (dakany.endre@gmail.com)

Ajo ofron kredi urgjente.

NORTION LOAN CONSULTANT said...

Diten e mire,

Merrni kredinë tuaj të menjëhershme në shkallën e ulët prej 2.5% me Konsulentin e KUJDES NORTIONIT, isSHT E E LEHT DHE SIGURUAR

INFORMACIONI KONTAKT

EMAIL: nortloanconsultant@gmail.com

TELEFONI: +17815611941 (Teksti VETM)

INSTAGRAM: Kredi për Norte

TWITTER: @LoanNort

LINKEDIN: Konsulent për hua për norte

Kontaktoni me ne tani për një kredi në interesin tuaj më të mirë

WE OFFER ALL KIND OF LOANS - APPLY FOR AFFORDABLE LOANS said...

Do you need a genuine Loan to settle your bills and startup

business? contact us now with your details to get a good

Loan at a low rate of 3% per Annual email us:

Do you need Personal Finance?

Business Cash Finance?

Unsecured Finance

Fast and Simple Finance?

Quick Application Process?

Finance. Services Rendered include,

*Debt Consolidation Finance

*Business Finance Services

*Personal Finance services Help

Please write back if interested with our interest rate EMAIL: muthooth.finance@gmail.com
Call or add us on what's App +91-7428831341

donald said...

Oferta urgjente e huasë me një normë të ulët interesi prej 3% APLIKO TANI. Blerja për kredi biznesi dhe të gjitha kreditë e tjera të lidhura FONDET E KREDIS SR KRISHTIT ju mbuluan, ne kemi një ofertë të veçantë për ju ne ju ofrojmë një platformë ku mund të përfitoni kredi me një normë interesi prej 3% për një periudhë interesante prej 1 deri në 35 vjet, ne jemi të besueshëm, kemi besim të denjë dhe të ligjshëm. Ne ofrojmë hua nga një minimum prej $ 5,000 në një
maksimumi $ 80,000,000: 00. Klientët e interesuar duhet të na dërgojnë me mirësi përmes portalit të kompanisë për të plotësuar formularin e aplikimit përmes whatsapp: +256756543536 ose email: christharmonyloanfund@gmail.com

donald said...

Oferta urgjente e huasë me një normë të ulët interesi prej 3% APLIKO TANI. Blerja për kredi biznesi dhe të gjitha kreditë e tjera të lidhura FONDET E KREDIS SR KRISHTIT ju mbuluan, ne kemi një ofertë të veçantë për ju ne ju ofrojmë një platformë ku mund të përfitoni kredi me një normë interesi prej 3% për një periudhë interesante prej 1 deri në 35 vjet, ne jemi të besueshëm, kemi besim të denjë dhe të ligjshëm. Ne ofrojmë hua nga një minimum prej $ 5,000 në një
maksimumi $ 80,000,000: 00. Klientët e interesuar duhet të na dërgojnë me mirësi përmes portalit të kompanisë për të plotësuar formularin e aplikimit përmes whatsapp: +256756543536 ose email: christharmonyloanfund@gmail.com