Letra nga limbo
KOHA DITORE, 28 PRILL 2017
Tre herë për tre ditë,
Presidenca e Kosovës lëshon fletërrufe kundrejt Bashkimit Evropian. E quan
organizëm monoton, pa lidership e vizion. Me këso qëndrimi ndaj BE-së, Hashim
Thaçi zë vend meritor në kampin e Putin, Le Pen e Erdogan.
-1-
Në
shkurt të këtij viti, në një shkrim parashikues mbi muajt në vijim, e të
titulluar “A janë zgjedhjet afër?”, kisha shkruar mbi skenarin që do të shpinte,
siç besoja atëherë, në zgjedhje të parakohshme, diku në muajin maj të vitit
2017. Pjesë të skenarit, si arsyetim, kisha përfshirë – pritshëm – çështjen e
demarkacionin.
Dy
muaj më pas, data e zgjedhjeve të reja është veçse e thënë; maj ose qershor.
Arsyeja? Demarkacioni. Ndonëse motivet për shkuarje në zgjedhje të parakohshme
mund të jenë të shumta (kryesoret veçse i kisha përmbledhur në shkrimin e dy
muajve më parë), një, veç, është shkas i përdorur publikisht. Mungesa e
mbështetjes për demarkacionin.
Mungesa
e mbështetjes pra është evidente; e padiskutueshme më. Votat s’janë. Për shkak
të kësaj mungese, LDK refuzon ta procedojë demarkacionin në Kuvend; procedimi është
fund i qeverisjes së saj. Për shkak të kësaj mungese, PDK kërkon të procedohet
sa më parë propozimi në Kuvend – procedimi është nisje e garës për qeverisje
nga ta.
Dhe
në këtë vijë ngecjeje, ishte shtruar dhe vizita e kryeministrit në Bruksel. Në
një mision të pamundur, LDK kishte provuar argumentimin e fundit; atë të një liberalizmi
të kushtëzuar për dy vjet. Misioni i pamundur kërkonte bindjen e të gjitha
vendeve anëtare në BE. Por, në këtë fazë e në këtë kapacitet, Kosova as s’ka
mekanizmat e as kanale për bindje të shpejtë. Kosova s’mund në pak kohë t’i
bindë të gjithë anëtarët në një mendje – mendje që kërkon në thelb lëshim pe.
Rrjedhimisht, përgjigja ishte negative. Demarkacioni duhej të procedohej sa më
shpejtë.
-2-
Në
Kosovë, ndërsa, kishte nisur fushata hapur. PDK kishte nisur paraqitjet në të
gjitha mediat; flisnin në një gjuhë të njëjtë. E thonin se kjo qeveri nuk është
në gjendje të marrë vendime të mëdha; rrjedhimisht nuk ka arsye të jetë më.
LDK, në gjuhë po aq të njëjtë, herë luste PDK-në për vazhdim të martesës herë mohonte, siç mohon nga befasia dikush realitetin që i vjen pa pritë – divorcin me PDK. Nuk di çka është me tragjik-komike në këtë vend. Arsyetimi i bashkimit të LDK-së me PDK-në që bëhet shpeshherë (herë për çështje madhore, herë për sakrificë e herë si gjoja dëgjim i komunitetit ndërkombëtar), apo lutja që sot LDK i bën PDK-së për vazhdim të bashkëqeverisjes. Kjo e fundit kalon secilin nivel integriteti që një parti, po qe e madhe, duhet domosdo ta ketë.
LDK, në gjuhë po aq të njëjtë, herë luste PDK-në për vazhdim të martesës herë mohonte, siç mohon nga befasia dikush realitetin që i vjen pa pritë – divorcin me PDK. Nuk di çka është me tragjik-komike në këtë vend. Arsyetimi i bashkimit të LDK-së me PDK-në që bëhet shpeshherë (herë për çështje madhore, herë për sakrificë e herë si gjoja dëgjim i komunitetit ndërkombëtar), apo lutja që sot LDK i bën PDK-së për vazhdim të bashkëqeverisjes. Kjo e fundit kalon secilin nivel integriteti që një parti, po qe e madhe, duhet domosdo ta ketë.
Në
këtë lutje madje, të njëjtit përmendin dhe prishjen e marrëveshjes për
President; pa e kuptuar se për President, për shkak të tyre, do të kemi për
pesë vjet pikërisht njeriun që mbanë vulën e fajit të ngecjes për gjithë këto
vjet. Ky fund, pikërisht, është produkti i bashkimit me PDK-në. Kështu ndodhë
gjithmonë. PDK ka konsumuar secilin partner. Ka përdorur secilin për të shtyrë
agjendat e veta të kapjes nëpër kohë; dhe në fund u ka dhënë një rrënim nga i
cili partnerët s’janë rikuperuar asnjëherë. Naiv, ose lakmitarë të mëdhenj,
janë ata që s’kanë parë këtë skenarë që nga fillimi i tij.
Në
kthim të konsumimit, PDK po merr jo vetëm postin e Presidentit, por edhe atë të
Kryeministrit. PDK, si asnjëherë, do të mbajë të dy pozitat kyçe në vend; në
kohën më të vështirë të mundshme për vendin tonë. Kryeministri i ri ndërsa, siç
proklamohet vet, ka filluar një fushatë me moton e “Fillimit të Ri”. E nuk di
çfarë mund të jetë më ironike se sa titullimi i vazhdimit të PDK-së e SHIK si
një fillim i ri.
Kjo
fushatë, në një tur dëgjimi, natyrisht paguhet nga paratë e taksapaguesve kosovar
– nga mjetet e Kuvendit. Në këtë fushatë, e në këtë fillim të ri, shfaqet
shpesh cektësia e lidershipit të ri. Perlat si “papunësia mund të zvogëlohet
veç me punësim” të japin figurën e një studenti mesatar që shpejtë mund të jetë
bartës i gjithë vendit tonë.
-3-
Në
një skenë tjetër, jo të largët ndërsa, ndodhte përplasja e hapur e Presidentit
me BE-në. Këtë javë, tre herë për tre ditë, Presidenca e Kosovës kishte lëshuar
fletërrufe kundrejt Bashkimit Evropian. E quante organizëm monoton, pa
lidership e vizion. Me këso qëndrimi ndaj BE-së, Hashim Thaçi zë vend meritor
në kampin e Putin, Le Pen e Erdogan.
Por
Thaçi ka një hall të madh. Dhe ky hall po rritet sa më afër që vjen Gjykata
Speciale. Sepse veç një njeri në hall të madh e akuzon Evropën për fantazi
rreth bashkimit, ani pse vet e përmend bashkimin si kërcënim një ditë më parë.
I pasigurt e me mendim të dy-trefishtë, ai vazhdon të kundërshtojë veten në
secilin qëndrim të tij.
BE
mund të mbahet përgjegjëse për shumëçka, në rend të parë për mostrajtim të
barabartë të kosovarëve me rajon sa i përket lëvizjes së lirë. Por ama, BE nuk
i ka faj Kosovës pse ndërmarrje multimilionëshe falimentohen nga militantë të
partisë së tij. As për procese të kurdisura në tenderomani. BE nuk i ka faj pse
9 kryetarë komunash të zgjedhur nga ai janë në ndjekje penale. BE nuk i ka faj
pse universitetet i ka mbushur me analfabetë, mediat me servilë, policinë me
hajna, gjyqësinë me aso që s'kanë "kUnkuru" hiç, spitalet me lindje nëpër
pllaka, e diplomatët me akraba bashkëpartiakësh. BE nuk i ka faj pse ai i lë 60%
e të rinjve të papunë; 170 mijë kosovarë në varfëri, e çdo të dytin me ide për
migrim. BE nuk e ka kapur Kosovën. Kosova është kapur, rrëzuar e dërmuar nga ai
me miqtë e tij – nga aso në parti dhe të tjerë që pa takt i dhanë përkrahje për
në Presidencë.
Në
këtë kryengritje të tij, Thaçi po kërkon kaos e më shumë izolim. Sepse veç në
kaos e izolim një kapës me shokë si ky – mund të mbijetojnë. Ai tashmë është i
mbyllur. S'e takon e pret askush. Vizitat e fundit të tij janë nëpër kafenetë e
Prishtinës apo nëpër oda “be bërëse” me 124 pleq. Me fatin e vet, do ta lidhë
dhe atë të Kosovës. Kalimi nga dëgjues pa ide në kritikues pa tak, sjellë mu
këtë kaos për te.
Kosova
ka nevojë për politikanë që i hapin dyert e Perëndimit; jo për të atillë që i
mbyllë ato. Fatkeqësisht, mbyllësit e dyerve, për shkak të një skene të përçarë
politike, janë më afër se kurrë të vazhdojnë për gjatë mbajtjen e secilit
kontroll në vend.