Letra nga limbo
KOHA DITORE, 21 PRILL 2017
Një vështrim mbi trendet ekonomike të viteve të fundit dhe rrugën që duhet
ndjekur para.
-1-
“Kosova me rritjen më të madhe ekonomike në rajon” është
thënia më e përdorur ekonomike në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e këndej.
Nuk ndryshon as në këtë qeveri. Në të vërtetë, argumenti i vetëm ekonomik është
ky: ne paskemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe me këtë, viola,
ekonomia jonë është në mbarësi. Këtë argumentim, si papagaj, s’pritojnë ta përdorin
gjithësecili – morën vesh, s’morën vesh gjë prej ekonomie.
Të njëjtën deklaratë, të njëjtin qëndrim, e kishin dhe dy
qeveritë paraprake të pas-pavarësisë. Ç’është e vërteta, Kosovën rritjen më të
madhe ekonomike në rajon e kishte edhe në Qeverinë Thaçi I, edhe në atë II. Kjo
rritje “më e madhe”, ishte shndërruar edhe atëherë si platformë e garancisë për
mirëqenie, ani pse e njëjta garanci shpërthej me ikje masive nga vendi për
shkak të skamjes e papunësisë.
Do të mjaftonte një kërkim i thjeshtë në platformën e të
dhënave të Bankës Botërore (në DataBank), për të krahasuar rritjen ekonomike nëpër
vendet e rajonit – dhe me këtë, edhe kuptuar se rritja jonë ekonomike ka qenë pothuajse
gjithherë më e larta në Ballkan. Në vitin 2009, 2011, 2012, 2013, 2015 e 2016
ne kishim rritjen më të lartë ekonomike në krahasim me Serbinë, Maqedoninë, Bosnjën,
Malin e Zi e Shqipërinë. Pra, në 9 vitet
e fundit, Kosova kishte rritjen më të lartë ekonomike në 6 vite. Gjatë 2 viteve
të tjera ishte në vendin e dytë; një herë në të tretin.
Pra, Kosova, është kampion i pa konkurrencë sa i përket
rritjes ekonomike vjetore në krahasim me rajon; dhe ky fakt, sivjet, s’bën
ndonjë risi. Ka qenë gjithherë që nga viti 2009 e këndej. Por, sërish, siç ka
qenë në vitin 2009, e 2011, e 12 e 13, e 15 e 16 e edhe sot, ekonomia e Kosovës
është më e varfëra, me më së shumti papunësi e më së paku investime të jashtme.
Pra rritja më e madhe në rajon, nuk reflekton domosdo shpërthim.
Kjo, për dy arsye. E para, sepse Kosova ka bazën më të ulët
ekonomike në rajon, rrjedhimisht çdo rritje me veten nuk është ku me ditë çfarë
arritje. E dyta, sepse, për të arritur standardet e ekonomive rajonale, për të
adresuar problemet e papunësisë e varfërisë, Kosovës i duhet dyfishi i rritjes
së tanishme; normë që s’arrijmë ta shënojmë asnjëherë.
-2-
Promovuesit e zhvillimit ekonomik, po që se duan
argumente, mund të shikojnë tek krahasimet me ecjet paraprake. Pra të bëjnë
krahasime me qeveritë e mëparshme. Kështu, sërish sipas të dhënave zyrtare të
Bankës Botërore, gjatë “Qeverisë Thaçi I”, rritja ekonomike, në mesatare, ka
qenë 3.1%. Gjatë “Qeverisë Thaçi II”, rritja ekonomike ka qenë, në mesatare,
rreth 3.6%. Në “Qeverinë Mustafa”, rritja ekonomike, në mesatare është 3.9%.
Pra ka, në mesatare, rritje ekonomike pak më të lartë se sa dy mandatet
paraprake. Ky argumentim mund edhe të kishte kuptim – po të ketë kush të bëjë
argumentime të tilla gjithsesi.
Por sërish, edhe rritja prej 4% është e pamjaftueshme.
Është pra sa gjysma e të domosdoshmes sonë. E normës që jep garancë për vende
të reja të punës, për investime private e mirëqenie sociale.
Natyrisht, për të qenë korrekt, e dëshirueshmja është një
gjë, e mundshmja është tjetër. Ndjekja e ritmit prej 8% është punë larg nga e
lehta. Dhe, mbi të gjitha, është e papritshme që brenda një mandati qeverisës të
arrihej një mesatare e tillë. Por është shumë e pritshme që të ndërtohej një
bazë për një rritje të tillë. Pra të ketë politika që garantojnë rritje të
parvjetshme. Pra 4% në vitin e parë, 5% në të dytin, 6% në të tretin e ndoshta,
me punë shumë 7-8% në të fundin.
Parashikimet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar
Ndërkombëtar, fatkeqësisht, nuk japin ndonjë trend të tillë. Në të vërtetë,
sipas FMN-së, rritja ekonomike në Kosovë përgjatë tri viteve të ardhshme pritet
të rrumbullakohet rreth 3.8, 3.9 e 4%. Pra do të ketë një ritëm të njëjtë. Dhe
ritmi i njëjtë, siç kam thënë gjithherë, nënkupton se Kosovës i duhen 32 vite kështu,
për të arritur hiç më shumë se Kroacinë.
-3-
Prandaj na duhet ndryshim në parashikim. Që e ardhmja të
mos rrumbullakohet rreth 4% siç është tani, por në numra shumë më premtues. Dhe
arritja e këtyre numrave premtues mund të bëhet me nisjen e menjëhershme të
projekteve të mëdha kapitale në vend. Pra, me nisjen e ndërtimit të
termocentralit të ri, “Kosova C”; me rinisjen e investimeve në “Brezovicë”; me
strukturimin e shitjen e PTK-së; e me shumë mend e pak fat (fat për shkak të
trendëve në bursë) dhe nisjen e revitalizimit të “Trepçës”. Nisja e menjëhershme
e projekteve si këto, natyrisht se do të transformonte peizazhin ekonomik të
vendit tonë.
Projekte te mëdha, natyrisht, s’japin bazë të përhershme.
Ato janë të ngadalshme, marrin kohë, dhe mbi të gjitha nuk nisin zbutjen e punësimit
në terma kohorë që kanë rëndësi për këtë gjeneratë. Për këtë, ne duhet drejtuar
në sektorë të bizneseve të mesme e të vogla, të degëve që po arrijnë të punësojnë
shpejtë e të eksportojnë mirë. Sot, degë të tilla janë të natyrës së
teknologjisë informative. Kosova është bërë vend i rëndësishëm i “onshore”
kontratave; nisë nga dizajnimet e thjeshta të ueb faqeve, tek qendrat e
thirrjeve telefonike e deri tek programimet e komplikuara të të rinjve e të
rejave kosovare.
Industri të tjera në fushën e bujqësisë, të degëve shumë
të ngushta – jo domosdo grurë e misër e bukë siç janë mësuar tradicionalët – që
na japin përparësi krahasuese fillimisht me rajon e më tutje edhe Evropë
Juglindore, mund të bëjnë një bazë të shëndoshë të gjithëpërfshirjes rajonale
në vend. Për këtë, natyrisht se duhet arritur standardet e kualitetit,
sanitarisë e certifikimit – diçka ende e largët për ne.
Këto, e industri të tjera plot, që natyrshëm mund të
marrin hov, kanë një asistencë të mirë në kohë të sotshme, koston e kapitalit.
Për secilin që përcjellë trendet e normave të interesit, është fare lehtë e
kuptueshme se ato, në një lëvizje krejt të shpejtë nga viti 2014 e këndej, janë
përafruar me normat rajonale. Pra, kostoja e kapitalit është shumë e favorshme
sot se sa që ishte vite më parë – dhe kjo duhet shfrytëzuar sa më parë. Jo për
konsum, as për pushime deti, e edhe më pak për investime në apartamane e
kapital të vdekur, por për krijim – për biznes e vlerë të shtuar.
Mbi të gjitha, Kosovës i duhet ndërhyrje në anën e
ofertës së fuqisë punëtore. Aty ku arsimimi në vend të aftësimit është
dominues. Ndonëse efektet e një transformimi të tillë janë të largëta e të
ngadalta, i njëjti mbetet i pazëvendësueshëm – aftësimi s’është më nevojë por
domosdoshmëri.
Politika si këto, bashkë me forcimin e institucioneve,
heqjen e korrupsionit, drejtimin e gjykatave e ç’rrnjosjen e plotë të pabarazisë
trajtuese në Kosovë, mund të japin bazën për të cilin kemi kaq nevojë. Mund të
japin atë rritjen ekonomike prej 7-8% në vit; që përshpejton gjithë rrugëtimin
tonë rrënjësisht.
2 comments:
Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund të shërojnë. Unë kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
Whatsapp:+2349046229159/
+3550685677099
Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Dashuroni magjitë lidhëse.
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni ish-dashnorin
8.) Ju dëshironi të promovoheni.
9) magjitë e fitimit të lotarisë
10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
WhatsApp: +2348155926512
Post a Comment