Letra nga limbo
KOHA DITORE, 17 MARS 2017
Mbi domosdoshmërinë e transformimit të politikës evropiane, si parakusht për
paqen në Ballkan.
-1-
Lëvizjet e fundit individuale, të çakorduara e
konflkitueze mjaftë në Ballkanin Perëndimor, janë rrjedhojë e një paqartësisë të
akumuluar të rrugës së secilit shtet drejt proceseve Evropiane. Në të vërtetë,
me gjithë paqartësinë e shfaqur e të kristalizuar për disa vite tashmë – me
gjasë shumë pa ndonjë zgjidhje deri në vitin 2025 – Evropa ka mbyllur për një
kohë të gjatë dyert e saja integruese; ka hapur ato të paqartësisë e kokëçarjes
më shumë.
Kjo mbyllje dyersh, e përnjëhershme pra, ka vënë gjithë
pritjen, tolerancën e durimin e shteteve të Ballkanit në fund. Dhe, në këtë
fund të pritjes, kanë nisur çarjet e tregtuara më parë për një ëndërr të dhënë
evropiane. Për të qenë të sinqertë në plotni, i gjithë Ballkani Perëndimor
kishte mbajtur veten mbarë jo pse besonin njëmend në mbarësinë e përbashkët.
S’mund të ndodhte një transformim i tillë kaq shpejtë; shumë pak vite pas luftërave
të përgjakshme – sidomos jo kur në shumë pushtete të vendeve të Ballkanit,
elitat e luftërave të përgjakshme ishin ende në pushtet.
Në këmbim të liberalizmit, evropianizimit, e bashkëjetesës
rajonale, qytetarët e Ballkanit Perëndimorë kishin marrë një premtim. Premtimi
dukej i mirë, i këndshëm – i tregtueshëm
lehtë me denacionalizim. Anëtarësim në BE; në një treg ekonomik të fuqishëm, me
një standard jetese të shëndoshë, me ligj e siguri gjithashtu në këmbim. Pa
luftë, pa krizë. Ishte një parajsë në pritje.
Kriza financiare, kriza e refugjatëve, sulmet terroriste,
incidentet e antiglobalizmit e “iliberalizimit”, kishin nisur një erë të re në
Evropë, lindjen e ekstremeve të djathta e të majta pa dallim. Të dy ekstremet
kishin një synim, rrënimin e sistemit Evropian. Një synim i tillë, kombinuar me
një divorc me Britaninë; me një rritje të vazhdueshme të pavërejtshme të Rusisë;
dhe me një paqartësi të paprecedentë të prodhuar në Amerikë, kishin kthyer
projektin evropian në defensivë. Në defensivë ishte dhe prospekti i rritjes e
zgjerimit. I shuar, ishte këtu, edhe premtimi për rritje në Ballkanin Perëndimor.
Për Ballkanin ngurrimi do të thoshte se pazari ishte
prishur tashmë. Së këndejmi, tregtimi alternativ veçse kishte nisë.
-2-
Në Maqedoni, bllokimi i emrit kushtetues kishte djegur si
letër gjithë rrugëtimin e bërë me mund. Emri, kishte ndalë dhe procesin
integrues në NATO. Përballë një dështimi të dyfishtë integrues, elita politike
e atjeshme kishte gjetur nacionalizmin si alternativë. Pasi kishte rrënuar
mendimin e lirë, kishte mbyllur e përndjekur dhe mediat e lira, kishte vënë nën
kontroll secilin agjension e trup publik, kryeministri i atjeshëm, diktatori në
bërje Gruevski, ishte kthyer kundër shqiptarëve. Sot ky nacionalizëm është i
kulmuar dhe promovon, nëpërmjet kapjes, anti-shqiptarizëm racist. Kostoja e një
flirtimi të tillë mbanë emrin konfliktit e ndarjes.
Në Shqipëri, transformimi post-tranzicional, nuk kishte
nisur mirë asnjëherë. Në të vërtetë, lufta e filluar për shuarjen e Lazaratit
kishte përfunduar në shpërndarje të narkotikëve në gjithë vendin më pas. Sot,
Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i korruptuar dhe më i kriminalizuar në
Ballkan; prodhues i narkotikëve në nivele të njëjta si më parë. Vazhdon, për të
keqen, të ketë një elitë politike të ndërlidhur çuditshëm dhe pa marre me krim;
një opozitë që s’është hiç më e mirë. Si refuzuese e reformave juridike e
ligjore, Shqipëria s’është dhënë e parë asnjëherë si kandidat serioz për tavolinën
evropiane. Tendenca, ndërsa, për të paraqitur veten si stabilizues në Ballkan –
në kurriz të fqinjëve në Kosovë – e më ketë dhe fituar një kartë të re vëmendjeje
nga jashtë, i ishte zhvlerësuar shpejtë nga partneri tjetër në Beograd. Me një
tren të vetëm madje. Shqipria s’ishte as hija e një stabilizatori ballkanas.
Në Kosovë, procesi integrues ka qenë i komplikuar me
fillim. Mosnjohja nga pesë shtetet anëtare dhe dështimi i vënies së presionit
mbi to nga anëtarët shumicë, kanë nisur një proces paralel të integrimit të
Kosovës. Ky paralelizëm ka qenë në thelb improvizues, me idenë se kohëzgjatja e
pritjes për ndryshim të mendimit për njohje duhet të shërbejë si kohë për bërje
të reformave dhe ndërtimit të shteti ligjor në Kosovë. Por rrugëtimi i Kosovës ka
qenë gjithmonë më i vonshëm; edhe në një çështje teknike sikurse liberalizimi,
por edhe në marrëdhëniet kontraktuale sikurse MSA-ja. Përveç kësaj, Kosova është
futur edhe në një proces tjetër të improvizuar; në normalizimin e marrëdhënieve
me Beogradin. Sërish, në të njëjtën logjikë, pakoja e mendimit parashihte
afrimin e dy vendeve deri në kohë e ndërrimit të qëndrimit në Beograd. Çfarë
evropianët nuk kishin kuptuar asnjëherë ishte se, një, ky improvizim do të
sillte më shumë largim në mes të vendeve se sa afrim – gjithmonë sepse i njëjti
do të përdorej nga Beogradi për të ushqyer nacionalizmin për vota atje; dhe dy,
se koha do të punonte në kundërshtim të gjithë projektit evropian. Sot, Kosova
mbetet pa ndonjë pako në pritje përtej MSA-së, dhe mbi të gjitha pa liberalizim
të vizave. Madje, çështja e ndërlidhjes së liberalizimit të vizave është bërë
kusht i një beteje krejtësisht të brendshme politike; që bën zgjidhjen e problemit
dhe më të rëndë.
Në Serbi, vendin e krimit, mafisë e rritjes së kontrollit
ndaj medias e shoqërisë së lirë, dialogu i improvizuar me Kosovën ka qenë në
vazhdimësi ushqim për votat nacionaliste; kurrë për ndryshim. Në këmbim të
nënshkrimeve të marrëveshjeve që s’ishin implementuar asnjëherë, Beogradi
kishte hapur kapituj mbas kapitujve me BE-në. Madje, paradoksalisht, në ditën e
vizitës së kryeministrit serb në Gjermani, nga ku dhe u dhanë lavde për ecjen
evropiane të Serbisë, një ministër tjetër i tij, bënte homazhe tek varri i
“kasapit të Ballkanit”, Millosheviq. Pasqyrë e saktë e mendësisë reale, të pa
fshehur, të Serbisë. Serbia nëpërmjet flirtimit me Evropën ka arritur të
shndërroje veten në faktor destabilizues në Kosovë; faktorizim që,
fatkeqësisht, mund të nisë një cikël dhune e konflikti në gjithë rajonin
lehtësisht. Por flirtimi me Kosovë s’është i vetmi në Beograd. Beogradi ka
arritur me mjeshtri të fusë shëtitjen në parada ushtarake ruse si letër
kërcënimi për Evropën. Përballë një kërcënimi të tillë, sërish me plot
improvizim, BE ka lëshuar udhë vazhdimisht. Ky lëshim i udhëve, për fund, kanë
sjellë gjithë Serbinë jo në nivel transformimi e ndryshimi, por në nivel të
njëjtë mendësie që kishte sjellë bombardimin. Sot, madje, si alternativë e një
radikali si Vuqiç, shihet një radikal dhe më i rëndë si Jeremiç. Kaq është
alternativa serbe; nga keq në mosvet.
Në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa, mosfunksionimi multietnik
i gjithë shtetit ka shndërruar perceptimin evropian ndaj tyre si jofunksional.
Jo funksionaliteti, ndërsa, ka ndërprerë secilin rrugëtim të tyre drejt BE-së.
Me këtë, një sërë problemesh ekonomike kanë nisur në vend. Me secilin standard,
me secilën matje, BeH është e papersepktivë; vatër e ngjalljes së krizave të
reja etnike; tavolinë e përkryer për Putin. Në këtë tavolinë ishte nisur dhe
referendumi jokushtetues anës serbe të Bosnjës.
I vetmi vend që duket se i shpëton disi ngërçit Ballkanik
është ai i Malit të Zi; nëse kapërcimi në NATO bëhet i shpejtë natyrisht. Por
kapërcimi në NATO s’i garanton Malit të Zi prosperim evropian. Në fund të ditës,
edhe Shqipëria e drogës e krimit ka një anëtarësim të tillë. Anëtarësimi në
NATO gjithsesi e shpëton një vend të korruptuar si Mali i Zi nga interesimi
rus; rrjedhimisht, nga investimi rus në ndarje e përplasje etnike me serbët
lokal atje.
-3-
Pra, martesa e presupozuar e Ballkanit me Evropë duket e
largët dhe e vështirë; e mundimshme shumë. Këto probleme, të reja e të vjetra,
në bërje e të trashëguara kaherë, po riaktualizohen sërish. Dhe ky riaktualizim
veçse do ta largojë Ballkanin Perëndimor dhe më shumë nga dëshira evropiane për
pranim. Më pak kokëçarje për Evropën që kërkon ridefinim, është e natyrshme.
Por e panatyrshme është vazhdimi i rrugëtimit evropian
sikurse ky tani. Evropa, pasi të qartësoje formatin e vet, qartësim që mesiguri
vjen para verës së këtij viti – pra pas zgjedhjeve në Holandë e Francë – duhet
të qartësojë një rrugëtim të ri për Ballkanin Perëndimor. Të jap pra një projekt
të ri. Dhe ky rrugëtim s’mund të jetë improvizim, siç ka qenë deri më tani, por
qartësim mbi parimet e vijave strikte; vija që thonë thjeshtë, se fituesi i
merr të gjitha.
Fitues është jo ai që kërcënon me nacionalizëm e me
pro-Putinizëm, por që rreshtohet në krah me aleancën Perëndimore. Fitues është
ai që shfaqet si refuzues i “iliberalizimti” e mbështetës i Perëndimit. Në këtë
klasifikim, le të vendosin popujt rrugët që duhet ndjekë. Të vendosin secili
mbi fitoren që duhet të kenë.
Sado i dhimbshëm e i vështirë të duket një rrugëtim si
ky, është më i shpejtë dhe më i sigurt për paqe e mirëqenie në Ballkan.Sepse, është
e qartë tashmë se alternativa e tanishme e balancimit sjellë krizë e refuzim po
u vazhdua si e tillë. Kjo alternativë që sakrifikon vendet pro-perëndimore për
kërcënimet e atyre pro-ruse do të përfundojë edhe pa vende pro-evropiane, edhe
me plot vende pro-ruse.
Në një rrugëtim rigoroz, ndërsa, Perëndimi do të kuptojë e
pranojë aleatët e vet në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë e me shumë gjasë dhe
Maqedoni. Do të jetë më e lehtë më pas për reformimin e Serbisë e transformimin
e Bosnjës përballë një regjioni krejtësisht pro-Perëndimorë e anti-rus. Mbi të
gjitha, një regjion i rikonfirmuar e strikt pro-Perëndimor është më pak fragjil
për luftë e konflikt; është dhe më atraktiv për investime, mirëqenie e zhvillim.
Sakrifikimi i aleatëve, e inkurajimi i kërcënuesve nuk do të funksionojë
asnjëherë mirë.
1 comment:
Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund të shërojnë. Unë kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
Whatsapp:+2349046229159/
+3550685677099
Post a Comment