Letra nga limbo
KOHA DITORE, 3 TETOR 2014
Blloku VLAN
ka dy alternativa. E para që të insistojë me ngulm tek Presidentja për zgjidhje të menjëhershme të
situatës – përfshirë edhe kërkesën e re të saj për qartësim kushtetues rreth çështjes
së kryeparlamentarit dhe nenit 12. E dyta, që të gjejë rrugë ligjore të ç’zaptojë
foltoren e Parlamentit, rrjedhimisht të zgjedhë institucionet e të lë më pas PDK-në
të merret me Presidente dhe Kushtetuese. Në secilën rrethanë, blloku nuk ka
asnjë llogari të vazhdojë ecjen në rrugë të shtyrjeve. Shtyrjet do të detyrojnë
bllokun në kompromis
-1-
Ky ngërç politik, që derivon jo nga balancat e
mospajtimeve (sepse balanca do të nënkuptonte barazpeshë) por ekskluzivisht nga
zaptimi, na lë të kuptojë – ndoshta për herë të parë kaq qartë e kaq mirë – se sa
pak institucione e sa shumë paradokse kemi ndërtuar si shtet tash e shtatë
vjet. Për të mos thënë fare, në shtatë vjet ekzistencë ky vend i vogël e me
shumë telashe, ka vendosur të lë gjithë fatin e fragjilitetin e të tij në një
parti politike, pakicë parlamentare, që për fat dhe asgjë më shumë ndodhë të
ketë më të moshuarin në radhët e veta. Dhe për shkak të këtij fati dhe jo më
shumë, ky vend vazhdon të mbetet pa institucione tash e njëqind e sa ditë.
Sepse e moshuara që me fat pra ndodhë të jetë caktuar si bartëse e ceremonisë së nisjes, vendosë të suspendojë,
shtyjë e bllokoj një shtet të tërë – kur nuk ka aq kompetencë. Arti ynë i të bërit
sepse mundemi, tipik pra i anëve tona – ka qenë dhe si duket vazhdon të jetë
burim kryesor i ngecjes sonë. Integritet fare, sens dhe më pak – mundësi gjithmonë
– prandaj dhe bërja.
Natyrisht se në këtë proces komplikues kontribuojnë dhe
tre fajtorë të tjerë. I pari, dhe më i rëndësishmi, Gjykata Kushtetuese, e cila
me ose pa qëllim vendosë të prodhojë interpretime kushtetuese që mundësojnë
dualizma të tjerë interpretues. Në gjendjen më të rëndë politike të mundshme të
vendit që nga pas shpalljes së pavarësisë, Gjykata Kushtetuese ka luksin e
nxjerrjes së vendimeve të paqarta; thujse gjuha shqipe qenka aq e komplikuar sa
për të mos dhënë një verdikt të prerë – nëse ka të tillë gjithsesi – se kujt
dhe vetëm kujt – nëse është ashtu pra – i takon pozita e kryeparlamentarit.
Fajtori i dytë – shtesë pra – është edhe insistimi i
pakuptueshëm i bllokut që të vazhdojë ecjen në rrugën e trasuar nga bllokuesit
e PDK-së. Është pikërisht kjo rrugë që zaptuesit dëshirojnë të tjerët t’i vihen
pas; dhe është pikërisht pazari për një pozitë të parëndësishme – sikurse kryeparlamentari
– niveli në të cilën zaptuesit dëshirojnë të mbajnë të tjerët.
Fajtori i tretë – dhe fatmirësisht në pakësim – është ndikimi
ndërkombëtar në vend; që megjithatë duket të mbajë në dorë çelësin e zgjidhjes
politike për Kosovën. Këtë herë jo me zarf, siç paradoksalisht e trishtueshëm
filluan përfoljet e javës që lamë pas, por me mjete plotësisht institucionale –
diçka për shembull si Presidentja.
-2-
Faktori ndërkombëtar në Kosovë është megjithatë decisiv;
për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Secili veprim, secili bashkim e secila ndarje
do të bëhet vetëm me aprovim të ndërkombëtarëve. Dhe këtë aprovim ndërkombëtarët
e kanë siguruar me mjeshtëri nëpërmjet tre proceseve plotësisht institucionale;
gjithsesi të ndërlidhura ngushtë në mes veti.
I pari ka të bëjë me përzgjedhjen e Presidentes – përzgjedhje
kjo që fatkeqësisht ishte bërë me një ndërhyrje brutale, plot anonimitet e
anomali institucionale tre vjet më parë. Gjithsesi, Presidentja deri në bërje
anonime, mësoj shpejtë, u mbështet shumë, dhe në fund del të jetë faktor përcaktues
i zgjidhjeve kaq të rënda politike – kur dikush më së paku e pret atë.
Në këtë bërje esenciale mbetet po ashtu edhe vizita e saj
në SHBA – procesi i dytë përcaktues pra – vizitë kjo që për fatin tonë të mirë
si shtet konfirmon një aleancë të fatit shumë; se nuk kemi bërë shumë ndryshe për
ta merituar atë. Kjo vizitë, kjo pritje dhe kjo mbështetje, e kthen Presidenten
e Kosovës në një autoritet të pakontestueshëm mes partive politike; të
pakontestueshëm sa nuk bëhet më. Për gallatë e zbavitje Presidentja me fuqinë e
percepcionet që ka sot, do të mund të prodhonte vet një emër të ri rrugës për
kthim në shtëpi; vë bast se nuk do ta kontestonte askush emrin nga pritësit tanë.
Pra në rrethana normale, relacione të tilla forcimi e mbështetje duhej të
kishin liderët tanë politik; por ja që duket se të gjithë – pa përjashtim – të kenë
gabuar diku. Rrjedhimisht anonimiteti i transformuar në determinues.
Procesi i tretë përcaktues, vazhdon të mbetet vendimi i
parë i Gjykatës Kushtetuese, e cila në interpretimin për mandatar të qeverisë i
jep diskrecion të plotë Presidentes. Pra është Presidentja e vendit, e vendosur
dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar pra, që ka të drejtën e fjalës së
fundit e të pakontestueshme madje. Dhe kjo e drejtë, me gjithë mbështetjen që
merr, do të jetë vendimtare për zgjidhje. Në gjithë këto procese, vendimtarët e
vetëm mbesin ndërkombëtarët, ata që vendosën, mësuan dhe mbështetën Presidenten
– autoritetin e vetëm Kushtetues për të dhënë zgjidhje.
-3-
Ndërhyrja ndërkombëtare, tashmë e institucionalizuar dhe
e paketuar si këshillë miqësore, më duhet të them se është fatkeqësisht alternativa
e vetme e daljes nga ngërçi i tanishëm institucional. Sado e dhimbshme, sado
treguese e papjekurisë politike tonën dhe mungesës absolute të institucioneve të
pavarura e me integritet, ndërhyrja ndërkombëtare – e institucionalizuar tashmë
pra – prodhon megjithatë zgjidhje.
Dhe ndoshta ky ka qenë dhe qëllimi i vetëm i zaptuesve të
Kosovës, ata që kontrollojë foltoren por jo Parlamentin; që duan Qeverinë por që
nuk kanë votat. Ndoshta me vonesat, shtyrjet e improvizimet tjera, këta zaptues
dhe kanë kërkuar intervenim politik ndërkombëtar në vend. Sepse intervenimi ndërkombëtar
do të nënkuptonte kompromise në mes të partive politike; e janë mu kompromiset
çfarë zaptuesit duan.
Prandaj dhe vazhdimisht insistimi i shtytësve të bllokut VLAN për heqje dorë nga një pozitë – me ose pa të drejtë – për të marrë nën zotim qëllimin ultim të vet zgjedhjeve, Qeverinë pra. Sepse, secila vonesë formëson ngërçe, secili formësim prodhon ngecje; e secila ngecje kërkon intervenim. Intervenimi rrjedhimisht duhet të krijojë situatë ku humbin e fitojnë të gjithë nga pak.
Prandaj dhe vazhdimisht insistimi i shtytësve të bllokut VLAN për heqje dorë nga një pozitë – me ose pa të drejtë – për të marrë nën zotim qëllimin ultim të vet zgjedhjeve, Qeverinë pra. Sepse, secila vonesë formëson ngërçe, secili formësim prodhon ngecje; e secila ngecje kërkon intervenim. Intervenimi rrjedhimisht duhet të krijojë situatë ku humbin e fitojnë të gjithë nga pak.
Presidentja e Kosovës – me gjithë mbështetjen ndërkombëtare
që ka – do të vazhdojë të jetë përcaktuesi i fundit i daljes eventuale nga
gjendja e tanishme. Deri më tani ajo nuk ka mbajtur anë. Mosmbajtja e anëve, në
parim, nënkupton se ajo – me gjithë ndërkombëtarët që i rrinë pas – do të duhej
të gjejnë një zgjidhje që kënaqë të gjitha palët në këtë kontest – prandaj dhe
mosmbajtja e anëve. Pra do të duhej një “zero sum game” zgjidhje.
Nevoja për gjetje të zgjidhjeve shumë lehtë mund t’i shndërrojë
takimet individuale me palëve në kontest në takime të përbashkëta. Në momentin
e parë që palët pranojnë uljen e përbashkët – do të pranojnë dhe kompromisin. E
kompromisi i pranuar paraprakisht – si derivat pra i uljes në takime të përbashkëta
– transformon bllokun VLAN rrënjësisht.
Për të mos ndodhur kjo, blloku VLAN ka dy alternativa. E
para që të insistojë me ngulm tek
Presidentja për zgjidhje të menjëhershme të situatës – përfshirë edhe kërkesën
e re të saj për qartësim kushtetues rreth çështjes së kryeparlamentarit dhe
nenit 127 (që blloku e sheh si favorizues për ta). E dyta, që të gjejë rrugë
ligjore të ç’zaptojë foltoren e Parlamentit, rrjedhimisht të zgjedhë
institucionet e të lë më pas PDK-në të merret me Presidente dhe Kushtetuese. Në
secilën rrethanë, blloku nuk ka asnjë llogari të vazhdojë ecjen në rrugë të
shtyrjeve. Shtyrjet do të detyrojnë bllokun në kompromis.
No comments:
Post a Comment